Shqipëria ftohet në NATO, Berisha hyn në histori
Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), vendosi dje në samitin e zgjerimit në Bukuresht që Shqipëria dhe Kroacia të ftohen për tu anëtarësuar në të, ndërsa është lënë jashtë shteti i tretë i kartës “Adriatik 3”, Maqedonia, deri në momentin që do të zgjidhet çështja e emrit të saj me Greqinë fqinje. Për dy ditë me radhë 26 përfaqësuesit e vendeve anëtare, përveç shumë diskutimeve të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në botë, shtimin e trupave në rajonet me konflikte të hershme, cështja e Kosovës dhe bisedimet për instalimin e sistemit antiraketor në evropë, një vend të veçantë në axhendën e tyre në samitin e NATO-s, ka zënë dhe zgjerimi i saj me tre vende të reja aspirante në të prej disa vitesh dhe që në këto vite me përpjekjet e tyre synuan që një ditë të ndjehen pjesë e familjes së madhe Atlantiko-Veriore. Megjithatë, ftesën mundën ta marrin vetëm dy vendet më stabile dhe me demokraci më të konsoliduar e progresiste të vazhdueshme drejt kapërcimit të periudhës së tranzicionit, Shqipëria dhe Kroacia, duke lënë jashtë Maqedoninë për shkak të probleme të saj me Greqinë anëtare të Aleancës.
Kësisoj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, konfirmoi dje zyrtarisht se Shqipëria e Kroacia morën ftesën për në Aleancë. Sipas Shefit te Aleancës, këto dy vende do anëtarësohen në NATO, kurse Maqedonia siç theksoi ai nuk mundi të fitojë ftesë këtë anëtarësim. “Dyert e Aleancës janë të hapura për vendet demokratike në Evropë”, tha Shefer. Shefer bëri me dije se ftesa për Maqedoninë për anëtarësim në NATO është shtyrë, deri në momentin kur vendi do ta zgjidhë kontestin rreth emrit me Greqinë fqinje. Sipas tij menjëherë pasi këto vende të marrin ftesat me të gjitha proçedurat, atëherë NATO do të nisë kontakte intensive me Shqipërinë e Kroacinë. “Marrja e ftesës për të hyrë në NATO ka shënuar kalimin e një pragu të rëndësishëm drejt rrugës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e institucioneve euroatlantike. Por, kjo ftesë nuk duhet të shikohet si fundi i një proçesi. Ajo shënon fillimin e një faze të re në zhvillimin e Shqipërisë”, bëri të ditur Shefer. Gjithsesi ia la të hapur mundësinë e anëtarësimit edhe të Maqedonisë në NATO, duke deklaruar se “jo gjithçka mbaron këtu”. Sipas Shefer teskti i deklaratës së plotë të vendimeve zyrtare të marra është ende në hartim e sipër. “Do doja të kishim 3 ftesa. Por është çështja e emrit të Maqedonisë që e shkaktoi këtë”, pohoi Scheffer. Ndërsa, Presidenti amerikan George W. Bush, menjëherë pas konfirmimit të Shefit të NATO-s, Scheffer, për ftesat drejtuar Shqipërisë dhe Kroacisë, ka përshëndetur para 1000 gazetarëve anëtarët më të rinj të Aleancës së Atlantikut Verior, dy vendet e Kartës Adriatik 3 Shqipërinë dhe Kroacinë. “Shqipëria dhe Kroacia e merituan, gati për sfidat tona Presidenti amerikan. Aleanca për Atlantikun e Veriut ka avancuar në idealet e saj për një botë më të sigurtë. Kemi mbrojtur dhe kemi dhënë mbrojtje për vendet e vuajtura. NATO ka përfshirë dhjetë vende të pas perdes së hekurt, kjo na ka shtuar forcën dhe e kanë bërë Aleancën të përgatitet për sfidat e ardhshme. Jam i kënaqur që Aleanca ka ftuar Shqipërinë dhe Kraoacinë, pasi këto vende kanë demonstruar vullnet në mbajtjen e reformave. Këto vende janë gati për përgjegjësitë e NATO-s. Gjithsesi, duhet te punohet edhe në vazhdim për të siguruar një Europë stabile dhe të sigurt. Zgjerimi i aleancës do të vazhdojë vetëm në të mirë të paqes. Kjo aleancë do të jetë e bashkuar për të realizuar lirinë”, tha ndër të tjera Shefi i Shtëpisë së Bardhë, George Ë Bush. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është përgëzuar edhe nga ambasadori amerikan John Ëithers. “Mirëse erdhe Shqipëri” ka qenë mesazhi i urimit nga Ëithers gjatë një deklarate për mediat. “Sot është një ditë gëzimi, si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara. Është një ditë me domethënie historike si për shqiptarët ashtu edhe për amerikanët. Shqipëria do të jetë një anëtare e shkëlqyer e Aleancës”, ka thënë Ëithers. Gjithashtu ambasadori amerikan ka deklaruar se marrja e ftesës së anëtarësimit është rezultat i punës së të gjithë shqiptarëve dhe jo i partive politike. “Ftesa e Shqipërisë në NATO nuk ishte vepër e jona. Kjo ftesë nuk ishte çështje fati apo vendndodhjeje gjeografike. Nuk ishte as një çështje përllogaritjesh gjeopolitike. Kjo ftesë, thënë thjesht dhe qartë, është nje triumf i popullit shqiptar. I asnjë partie apo një tjetre, por i të gjithë shqiptarëve, të të gjitha partive, që punojnë dhe sakrifikojnë sëbashku. Është një prej angazhimeve më të rëndësishme që ne mund të marrim përsipër për popullin shqiptar”, ka shprehur konkretisht Withers.
Edhe Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur mirënjohjen e tij Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të NATO-s për marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleance. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se “Shqiperia i është rreshtuar shtyllës kryesore të lirisë botërore”. Berisha beri me dije se 2 njësi ushtarake do të nisen drejt Afganistanit me qëllim trajnimin e ushtarëve afgane. Në të njëjtën linjë mendimi është shprehur edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi duke përshëndetur në Samitin e Bukureshtit vendimin zyrtar ku Shqipëria mori ftesën si anëtare e Aleancës Antlantike të Veriut. Ne fjalen e tij Topi tha se te gjithe shqiptarët sot ndjehen krenarë e të përgjegjshëm për këtë vendim madhor për vendin e tyre. “Per te ndertuar nje te ardhme te ndritur ne jemi sa krenar aq edhe pergjegjshem per kete akt. Vendimi eshte nje vleresim dhe besim ndaj vendit tim dhe si nje angazhim madhor qe ne kemi ndaj vendeve te Aleances. Jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e rëndësishme e Aleancës. Shtrija e NATO-s jep garanci për siguri afatgjate”, tha Presidenti shqiptar i cili nuk harroi te falënderojë vendet mike që besuan te Shqipëria. Ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka përshëndetur edhe Britania e Madhe. Ministri Britanik i Punëve të Jashtme, David Miliband, u shpreh dje se “ftesa për anëtarësim në NATO, është një hap i rëndësishëm dhe plotësisht i merituar për Shqipërinë”. “Kjo ftesë nuk është gjë tjetër veçse njohje e progresit që ka bërë Shqipëria në reformat e brendshme, si dhe vlerësim për rolin që po luan Shqipëria në rajon dhe më gjerë, duke përfshirë edhe rolin e saj në Afganistan. Britania pret me kënaqësi të vazhdojë të punojë përkrah Shqipërisë si miq, anëtarë në NATO”, ka përfunduar deklaratën e tij, shefi i diplomacisë britanike, David Miliband. Ndërkohë, konferenca për shtyp është ndjekur edhe në ambjentet e Kuvendit ku deputetët shqiptarë duartrokitën marrjen e ftesës për anëtarësim. Flamuri blu i NATO-s u ngrit në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, përbri atij kuqezi shqiptar. Gjithsesi pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Shqipëria duke nisur nga 3 prilli i këtij viti duhet të presë më pak se një vit për ratifikimin e marrëveshjes me vendet anëtare të NATO-s për të qenë një anetare me të drejta të plota për në NATO.
Në harkun kohor të dy diteve të fundit, Shqipëria ka përjetuar dy ngjarjet kryesore jo vetëm të 18 viteve pluralizëm pas diktaturës më të egër staliniste në Evropën Lindore, por dy nga ngjarjet që e kanë shkëputur tashmë vendin nga morsa e destabilitetit dhe kaosit polik, ekonomik e social. Dhe nuk është aspak rastësi që këto dy ngjarje të shtyra për vite me rradhë ndodhën pikërisht në qeverisjen e dytë të së djathtës të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Opozita e kompleksuar nga një sukses i tillë, ka tentuar që sfumojë kontributin e qeverisë Berisha, duke u shprehur thatë se marrja e ftesës është kontribut i të gjithë shoqërisë shqiptare. Një pohim ky në thelb i vërtetë. Megjithatë çdo
shoqëri drejtohet nga një qeveri që është fryt i vullnetit të shumicës së votuësve
të një vendi dhe në varësi të mënyrës sesi përligj besimin e kësaj shumice një kabinet i caktuar qeveritar, përcaktohet edhe shpejtësia e realizimit të reformave që kërkohen nga organizmat euroatlantike. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2006 dhe marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO dje është dëshmi e qartë se qeveria aktuale dhe vetë kryeministri Sali Berisha hyn në histori si njeriu që filloi në fillimvitet ’90 hapjen e Shqipërisë ndaj perëndimit përmes paraqitjes së kërkesës për fillimin e procedurave në integrimit në vitin 1992, nënshkrimit të marrëveshjes për Partneritet për Paqe në vitin 1994 dhe që tani po konsakron dëshirën e popullit më të shtypur nga frenezia komuniste: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa!
Re. Po