E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti amerikan Xhorxh Bush shpreh keqardhjen që Maqedonia nuk u ftua në Aleancë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush ka shprehur keqardhje që liderët e NATO s nuk kanë arritur konsensus për të ftuar Maqedoninë që t'i bashkohet aleancës. "Çështja e emrit duhet të zgjidhet shpejtë", ka deklaruar presidenti Bush në samitin e NATO s në Bukuresht, duke iu referuar vetos greke ndaj anëtarësimit të Maqedonisë për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit. Ndërkohë Shqipëria dhe Kroacia sot morën ftesën për t'u anëtarësuar në NAT0.
Qeveria greke: Nuk u kënaqëm që Maqedonia nuk mori ftesën e NATO-s/Greqia ka reaguar menjëherë pas shpalljes së ftesave vetëm për Shqipërinë dhe Kroacinë për në NATO. Gjatë një interviste për BBC-në, Ministrja e Jashtme helene, Dora Bakojanis, është shprehur se do të gezohej nëse dhe Maqedonia do të merrte ftesën për NATO, por në fillim të zgjidhë çështjen e emrit. “Ne jemi të knaqur nga ftesat për Kroacinë dhe Shqipërinë, por do të jemi të gëzuar edhe kur një ftesë do ta marrë edhe Maqedonia” - theksoi Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis në Bukuresht. Bakojanis bëri të ditur se Greqia preferon vetëm dy emra që të zgjidhë përfundimisht konfliktin me Maqedoninë që janë “Maqedonia e Epërme”, ose “Maqedonia e Re’. “Grekët ndjehen mjaft miqësorë ndaj këtij kombi, por ne duam t'i takojmë ata në mesin e rrugës dhe ne e bëmë gjysmën tonë të rrugës. Dhe nuk ishte e lehtë për ne në realitetin politik të vendit. Ne bëmë ndryshim në politikën tonë. Ne thamë diçka fare të thjeshtë dhe mendoj se është shumë e drejtë ajo që propozuam ne. Ne thamë, shikoni, Maqedonia e madhe, Maqedonia gjeografike, është një rajon nga e cila 51 për qind i përket Greqisë, nëntë përqind i përket Bullgarisë dhe 30 përqind ju përket juve. Le ta bëjmë të qartë, se ju përfaqësoni pjesën tuaj të Maqedonisë dhe kjo duhet të kuptohet nga të gjithë në botë, që të gjithë ta dijnë se me kë po flasin dhe me kë duhet të merren. Dhe mendoj se ky është një propozim shumë i drejtë”- deklaroi shefja e diplomacisë greke. Sipas Bakojanis nuk mund të vazhdohet të mendohet siç është bërë gjatë luftës së ftohtë, madje edhe para Luftës së Ftohtë. “Ne duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit. Mendoj se e bëmë këtë dhe ne treguam gjithashtu vullnetin tonë shumë, shumë herë dhe në shumë raste, por ne duhet të përballemi me problemet para se të marrim ftesën për në aleancë. Një alencë nuk mund të jetë një aleancë midis vendeve ku marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk ekzistojnë. Thjesht imagjinoni si e ndjenë veten grekët kur panë flamurin e tyre me një kryq të thyer” - deklaroi ajo.
Shfaqen radikalizmat e para në Shkup, kërkohet ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Tiranën dhe Athinën/Maqedonia ështe e shokuar nga lajmi që erdhi nga Bukureshti, ku në samitin e NATO-s Shkupit iu refuzua dhënia e ftesës për anëtarësim në Aleancën Atlantiko-Veriore. “Humbje e madhe dhe e pakompensueshme për Maqedoninë“ - kjo është fjalia më e përsëritur në mediat e vendit. Ambasadori ne bisedimet per çështjen e emrit, Nikolla Dimitrov, tha se Maqedonia u dënua për shkak të identitetit të saj dhe jo se nuk plotëson kriteret per anëtarësim në NATO. Pas publikimit te vendimit për zgjerimin e NATO-s me dy vende të reja anëtare, në të cilat Maqedonia nuk bën pjesë, kanë paralajmeruar se do të kthehen urgjentisht në Shkup. Edhe Ministri i Jashtëm maqedon Antonio Milloshovski tha se largohej i zhgënjyer nga ky samit. Ndërkaq në kryytetin e Maqedonisë Shkup, mijëra qytetarë kanë reaguar me indinjatë të thellë ndaj lajmit nga Bukureshti. Dhe ashtu si ishte paralajmërjuar një ditë më parë nga kryeministri që dje janë evidentuar shenjat e para të aktivizimit të elementëve radikalë. Kështu sipas raportit të mediave, në turmën e protestuesve kishte nga ata që shprehën nostalgji për rrugën e ndjekur nga Serbia e kohës së Millosheviçit, programit të tij të pastrimit etnik kundër shqiptarëve, duke hedhur parulla kundër Tiranës dhe Athinës zyrtare e madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë së kryesuar nga Nikolla Gruevski. “Athina, Madridi dhe Roma janë qeveritë e vëna tërësisht nën kontroll nga mafia shqiptare. Ndaj ne mbetëm jashtë aleancës. Shumë shpejt NATO këto dy vende do e paguajnë shtrenjtë, kur në emër të parimit të ndërhyjres humanitare, do të përfshiheni në konflikte te reja e të përgjakshme ballkanike” - ka deklaruar nga Bullgaria, lideri nacionalist, njëherazi ish-kryeministër në kohën e konfliktit të pranverës së 2001-it, Ljubço Gjeorgjevski. Ky i fundit vitin e kalaar ka marrë nënshtetësinë bullgare. Sofja nga ana e saj deri në moment et e fundit ushtyroi presion për pranimin e Maqedonisë në NATO. Manifestuesit radikalë kanë kërkuar në këtë linjë qeverisë maqedone që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe Greqinë, duke rifreskuar raportet me Beogradin dhe e Moskën, në emër të një fronti të ri pansllavik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›