“Shqipëria furnizoi me armë Gjeorgjinë”
Autori i Lajmit: red.
Moska akuzon Tiranën se ka furnizuar me armë Gjeorgjinë. Kur ende s janë shuar flakët e konfliktit të fundit në Kaukaz, dje Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Gjenerali Anatoli Nogovitsyne ka thënë se: “Edhe Shqipëria është ndër vendet që kanë furnizuar me armë Gjeorgjinë”.
Gjatë një konference për shtyp, të mbajtur dje në Moskë, ushtaraku më i lartë i Rusisë në fakt ka akuzuar një grup nga vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore sëbashku me Shqipërinë. Sipas tij, nën akuzë për furnizim armësh drejt Gjeorgjisë, janë edhe Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Rumania etj.
Sipas gazetës italiane “La Republica”, gazetari i së cilës shpërndau menjëherë lajmin e Moskës dje pasdite, shtohet se “roli i Shqipërisë në tregtinë e armëve – jo vetëm në kanale legale – kishte dalë në sipërfaqe pas tragjedisë së Gërdecit, ndërkohë që e gjithë udhëheqja e lartë e shoqërisë Meico (Military Export-Import Company), ishte arrestuar”.
La Republica shton gjithashtu se “që nga fillimi i këtij viti, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kishin theksuar për një rritje të eksportit të armëve drejt Kaukazit dhe Afrikës: në gjashtë muajt e fundit të 2007-ës, eksportet zyrtare shkonin deri në rreth 3 milion dollarë. Mbi të gjitha bëhet fjalë për armë të lehta, dhe në veçanti Kallashnikov, të prodhuara pa licencë që nga koha e regjimit komunist”.
Ky lajm është publikuar: 26/08/2008