E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, hapa në luftën kundër korrupsionit



Korporata Sfida e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), në vlerësimin për vendet e këtij programi, kualifikon Shqipërinë në një mesatare më të mirë se vitet e kaluara. Sipas klasifikimit të korporatës Sfida e Mijëvjeçarit (Scorecard 2010), referuar 17 indikatorëve të matur, Shqipëria për herë të parë renditet me 53%, mbi vijën mesatare të përcaktuar nga Korporata, duke vlerësuar politikat e ndërmarra nga ekzekutivi për luftën kundër korrupsionit.

Indikatorët

Klasifikimi i Sfidës së Mijëvjeçarit bën vlerësimin në nivelin e korrupsionit në qeverisjen e të gjitha niveleve, efektin e korrupsionit në të bërit biznes, frekuencën e “ryshfeteve” në kontratat publike, taksat, vendimet gjyqësore etj., nepotizmin në shërbimin civil, vendosmërinë dhe forcën e ligjeve, politikave të qeverisë kundër korrupsionit, besimin e publikut në ndershmërinë e institucioneve financiare dhe tek politika, transparencën dhe mekanizmat e duhura për të luftuar korrupsionin dhe garantuar konkurrencë në biznes, të drejtën e informacionit të qytetarëve rreth aktivitetit të qeverisë si dhe shumë aspekte të tjera të rëndësishme në drejtim të luftës kundër korrupsionit.

Sipas këtyre indikatorëve, të drejtat politike vlerësohen në masën 59 për qind, të drejtat civile 85 për qind, kontrolli ndaj korrupsionit 53 për qind, eficenca e qeverisë 62 për qind, rregullat e ligjit 38 për qind, menaxhimi i burimeve njerëzore 97 për qind, sistemi rregullator 85 për qind, aksesi dhe e drejta 83 për qind, politika tregtare 97 për qind, inflacioni 97 për qind, politika fiskale 13 për qind etj. Shqipëria është një nga vendet përfituese të programit “Prag” të Sfidës së Mijëvjeçarit. Pas projekteve të One Stop Shop për Regjistrimin e Biznesit, Sistemit Elektronik të Taksave dhe mbështetjen në përmirësimin në fushën e Prokurimeve Publike. Rezultati i këtyre indikatorëve e afrojnë Shqipërinë me pjesën e mëtejshme të asistencës së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (The Millennium Challenge Corporation) është një agjenci e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e krijuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përkrah me fonde dhe asiston vende të ndryshme në politikat e qeverisjes së mirë, lirinë ekonomike dhe investimet.

Indikatorët

Të drejtat politike 59%

Të drejtat civile 85%

Kontrolli ndaj korrupsionit 53%

Eficenca e qeverisë 62%

Rregullat e ligjit 38%

Menaxhimi i burimeve njerëzore%

Sistemi rregullator 85%

Aksesi dhe e drejta 83%

Politika tregtare 97%

Inflacioni 97%

Politika fiskale 13%

Hapje biznesi 78%

Arsimi 62%

Shëndetësia 53%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›