Topalli takim me jurinë e Festivalit Marie Kraja
Organizatorët e Festivalit Operistik “Marie Kraja” dhe anëtarët e jurisë ndërkombëtare të tij janë pritur në një takim nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke nënvizuar rëndësinë e artit dhe artistëve, Kryetarja e Kuvendit tha se ky festival është një eveniment që i jep mundësi artistëve të rinj shqiptarë të garojnë në një sfidë botërore, por mbi të gjitha është një promovim i kulturës së vyer operistike të Shqipërisë e Kosovës.
Përfaqësuesit e jurisë, emra të njohur të operas botërore e vlerësuan këtë takim me kryetaren si mbështetje ndaj artit, që është përçuesi më i mirë i vlerave kulturore të Shqipërisë. Madje, shprehën kënaqësinë e tyre që në Shqipëri kanë gjetur kaq shumë talente, që dëshmon për një traditë të hershme të kombit. Zonja e Parë e parlamentit uroi fituesen e re të festivalit, Evis Mula për suksese në botën plot sfida të artit. Duke vlerësuar se në gjurmët e të madhes Marie Kraja kanë dalë në dritë, plot talentë të mrekullueshëm kryetarja e Kuvendit siguroi se artistëve, veçanërisht të rinjve, nuk do t’ju mungojë asnjëherë mbështetja e saj personale, duke shtuar se dyert e Kuvendit të Shqipërisë artistët do t’i gjejnë gjithnjë të hapura.