Zyber Hallulli do te kete skuader futbolli
Një ekip futbolli për jetimët. Kjo ka qenë nisma e konkretizuar sot nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, kompanisë së telefonisë celulare “Plus” dhe sponsorëve të tjerë, duke bërë të mundur krijimin e skuadrës së parë të futbollit të këtij lloji në vendin tone, ekip që i përket shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.
Në aktivitetin e zhvilluar sot në në mjediset e ish-shkollës Labinoti në kryeqytet, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Eduard Prodani, theksoi se kjo nismë u mor në bazë të parimit se futbolli nuk është vetëm një lojë, por ndihmon edhe në integrimin sa më të mirë të njerëzve në komunitet.
Me këtë nismë janë mbuluar të gjitha shpenzimet e bazës materiale dhe të regjistrimit të ekipit të shtëpisë së jetimëve “Zyber Hallulli” në kampionatet kombëtare që organizon Federata. Urimi i madh është që suksesi i kësaj skuadre të jetë sa më i madh dhe integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare të jetë sa më i plotë.