E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria i ka mundësitë, por mungon dëshira për punë

Sipas disa statistikave amerikane që lexova, Shqipëria është një ndër 37 vendet me të varfra. Unë u ndjeva pak i befasuar. Kam vite që jam larguar nga Shqipëria, por jeta në disa vende më ka bërë të kuptoj një gjë: që Shqipëria me aq pak banorë dhe me gjithë ato asete natyrore, duhej të ishte një nga vendet më të pasura të Europës.

Ka vende që nuk kanë asnjë nga kushtet tona gjeografike, por janë të kamur dhe të rregulluar. Sipas mendimit tim Shqipërisë nuk i mungojnë mundësitë, por i duhen njerëz që dinë dhe duan të punojnë. Njerëzit që duan vetëm karrike sa për t’u ulur, janë arkaikë dhe primitivë, të kujtojnë kohë të tjera, të largëta, kohë perandorish parazite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›