E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi voton sot rreth planit

Anëtarë të Kongresit amerikan po përgatiten për të votuar sot për herë të parë rreth planit 700 miliardë dollarësh për të shpëtuar institucionet financiare të goditura nga kriza më e fundit. Udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur pas një jave negociatash me administratën e Bushit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nensi Pelozi tha se me këtë marrëveshje merr fund kaosi në “Ëall Street” (Uoll Strit). Ndërsa republikani Xhon Bohner u bëri thirrje kolegëve të tij që ta mbështesin këtë pako, sepse ishte zgjidhja e duhur për vendin.

Vetë presidenti Bush tha se kishte besim se Kongresi do të votonte shpejt rreth kësaj mase.BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›