E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria i kërkon Marokut njohjen e pavarësisë së Kosovës

Me ftesë të zv/ministres së Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi, mbërriti për një vizitë zyrtare në Tiranë Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Marokut, znj. Latifa Akharbach. Gjatë takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Znj. Harxhi dhe znj. Akharbach vlerësuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin për zgjerimin e tyre të mëtejshëm si në nivelin politik ashtu edhe në fushat e shkëmbimeve tregtare, doganave, të turizmit, bujqësisë etj. Në këtë kuadër, u nënvizua nevoja e nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike midis dy vendeve.
Të dy palët theksuan nevojën e zhvillimit të konsultimeve për ēështjet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë takimit, palës marokene iu kërkua njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.. Në këtë kuadër, znj. Harxhi nënvizoi se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin e më gjerë.
Në përfundim të takimit znj. Harxhi transmetoi ftesën në emër të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z. Ilir Meta, për një vizitë zyrtare në Tiranë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Marokut, z. Taļb Fassi-Fihri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›