E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi, jep dorëheqjen kreu i Federatës Franceze

PARIS- Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Zhan-Pier Eskalet ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas dështimit të ekipit kombëtar në Kupën e Botës në Afrikë. Në një komunikatë për shtyp të publikuar në uebsajtin zyrtar të Federatës, Eskalet bëri të ditur se e ndjen për detyrim të dorëhiqet, pas zhgënjimit të madh në Botëror.
Vetëm dy ditë pas eliminimit të Francës, atij iu kërkua dorëheqja edhe nga ministrja e sporteve Zhoselin Bashlot, e cila i ka konsideruar të gjithë fajtorë për situatën qesharake të krijuar në Afrikën e Jugut. Franca u eliminua që nga faza në grup e Botërorit, duke marrë vetëm një pikë dhe duke shënuar vetëm një gol, por kjo skuadër u vu në epiqendër të mediave Botërore për shkak të problemeve brenda grupit apo për faktin se futbollistët shkuan deri aty sa të bojkotonin stërvitjen në shenjë proteste për përjashtimin e Anelka, i cili përdori fjalë të rënda ndaj trajnerit Domenek.
Ndërkohë, Eskalet ishte fajtori kryesor që mbajti në krye të kombëtares Domenek, një teknik që futbollistët nuk e respektonin thuajse fare.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›