Holanda kalon nëcerekfinale, mund2-1 Sllovakinë
DURBAN- Holanda është bërë skuadra e pestë çerekfinaliste e Kupës së Botës, duke mundur 2-1 Sllovakinë, ekipin që eliminoi Italinë në fazën në grupe. Edhe këtë herë skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk nuk ka menduar shumë për të dhënë spektakël, ndërsa i është falur futbollistëve të saj të klasit, si Roben e Shnajder, që realizuan të dy golat.
Portokallinjtë e nisnin këtë takim si favoritë absolutë dhe në fakt kanë dominuar, por në pjesën e dytë kanë rrezikuar jo pak, duke lënë sllovakët t’i afroheshin disa herë zonës. Për Holandën është rikthyer në fushë që nga minuta e parë Arjen Roben, i cili edhe në këtë takim ka bërë diferencën. Në minutën e 18-të, pas një loje jo shumë brilante, ai arriti të thyente portierin Muça me një nga goditjet e zakonshme nga kufijtë e zonës.
Goli i çliroi holandezët, që më pas kanë qarkulluar topin, ndërsa në pjesën e dytë, Vitek pati një rast të artë për të barazuar rezultatin. Sulmuesi doli i vetëm në zonë, por nuk ka mundur të kalojë dot portierin Stekelenburg, duke shpërdoruar mundësinë më të mirë. 6 minuta para përfundimit, holandezët mbyllën praktikisht llogaritë me takimin, me golin e shënuar nga Shnajder pas një asisti të Dirk Kajt në zonë. Gjithsesi, në minutën e 93-të, Robert Vitek ka mundur të fitojë një penallti, duke e shndërruar më pas vetë në gol. Për të ishte goli i 4-t në këtë Kupë Bote, po aq sa Higuain i Argjentinës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s