Nje liber per sopranon Gjyzepina Kosturi
Nje liber ne emer te nje prej kengetareve me te medha te operes shqiptare, Gjyzepina Kosturit, u promovua paraditen e djeshme ne mjediset e Teatrit te Operes dhe Baletit. Jo vetem miq, kolege, por edhe te aferm te sopranos Kosturi qene te pranishem ne promovimin e ketij libri per sopranon, e cila eshte ndare nga jeta qe ne vitin e hershem, 1985. Shkruar nga Zamir Kellici dhe prof. Nexhat Agolli, libri eshte pagezuar "Gjyzepina Kosturi-Zonja me shpirt e Operes shqiptare", ne te cilin jepen me saktesi jeta dhe puna e kesaj artisteje te madhe te skenes. Libri nis me nje shkrim te drejtorit aktual te TKOB-se, Zhani Cikos. Per te mos e lene thjesht ne nje liber biografik, atje jane te perfshira edhe mbresat e njerezve qe kane punuar me te, sic eshte edhe nje nder autoret e librit, Nexhat Agolli, per te vijuar me Violeta Roshin, Albert Jankun, Dedin Sulin, Minelli Kriqin, Tasim Agen, Xhemil Simixhiun, Hamide Stringen, Rozmari Jorganxhi, Jorgjia Truja, Lili Tafaj, Mihal Ciko, Nina Mula etj. Kosturi (Misloca) lindi me 12 prill 1912 ne nje familje shkodrane ne Tivar dhe eshte nje artiste e merituar (1912-1985). I ati i saj quhej Gjoke Misloca, ndersa e ema Paolina Kodheli (Marubi), motra e fotografit shqiptar, Kel Marubi. Kryen shkollen e mesme ne Itali (Bari) dhe ne vitin 1931 kthehet me gjithe familjen ne Shqiperi. Ne vitin 1932 fiton nje burse per ne konservatorin e "Santa cecilias" ne Rome dhe fillon konservatorin. Pas perfundimit te konservatorit, duke qene e fejuar me Rexhai Kosturi (atehere drejtori i pare i Turizmit te sapo themeluar shqiptar). Per te vijuar te jete ne skenen e operes, ne kryerole pergjate jetes se saj artistike.