E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD miraton shkarkimin e Spahiut. Halimi, Topit: U bëre pengesë për hetimet

13-02-2012 / Gazeta 55

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka votuar sot dorëheqjen e Kreshnik Spahiut si nënkryetari i këtij institucioni. Në mbledhjen e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, antarët e KLD-së votuan me 8 vota pro dhe 6 vota kundër dorëheqjes së Kreshnik Spahiut duke rrëzuar kështu kërkesën e ministrit të drejtësisë Eduart Halimi, për të mos pranuar dorëheqjen e tij. Mbledhja e sotme e KLD-së është shoqëruar me debate mes kreut të shtetit dhe njëkohësisht edhe kreu i KLD-së Bamir Topi dhe ministrit të drejtësisë Eduart Halimi në lidhje me dorëheqjen e Kreshnik Spahiut.
Ministri Halimi akuzoi kryetarin e KLD-së, Bamir Topi se pengoi hetimet ndaj nënkryetarit, Kreshnik Spahiu. Mësohet se funksionin e nënkryetarit të KLD-së do ta ushtrojë kryeinpektorja e këtij institucioni. Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së vetëm pak ditë më parë, ndërsa deklaroi se do t’i drejtohet me një ankesë Gjykatës Kushtetuese për çështjen e komisionit hetimor dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij.

Dorëheqja
Kreshnik Spahiu e argumentoi vendimin për dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së, me presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai, kanë nisur që në vitin 2008. Spahiu njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi arbitër i cili mund të zgjidhë konfliktin midis dy pushteteve. Ndërkohë Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e Spahiut, pritet të publikojë sot raportin që do t’i dërgohet Parlamentit. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, kreu demokrat i tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në këtë raport do t’i rekomandohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe nisja e një procesi penal ndaj Spahiut. “Në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale do paraqes kallëzim penal për zyrtarin shtetëror Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD për shkak se ka shpërdoruar detyrën duke mos sjellë pranë komisionit hetimor shkresa të cilat janë kërkuar, duke mos respektuar urdhërimin ligjor të nenit 17 të ligjit të komisioneve hetimore”, paralajmëroi Alibeaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›