E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor parlamentar, miraton sot raportin përfundimtar për shkarkimin e Kreshnik Spahiut

13-02-2012 / Gazeta 55

Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu do të publikojë sot raportin përfundimtar në lidhje me veprimtarinë e tij në këtë institucion. Komisioni pritet të mblidhet në orën 17:00 për të miratuar edhe raportin e cili më pas do t’i dërgohet Parlamentit. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, kyetari Enkelejd Alibeaj deklaroi se komisioni do të bëjë një kallëzim penal për Kreshnik Spahiun pasi me mosdhënien e informacioneve ka shkelur ligjin për komisionet hetimore. “Në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale do paraqes kallëzim penal për zyrtarin shtetëror Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD për shkak se ka shpërdoruar detyrën duke mos sjellë pranë komisionit hetimor shkresa të cilat janë kërkuar, duke mos respektuar urdhërimin ligjor të nenit 17 të ligjit të komisioneve hetimore”- tha Alibeaj. Ndërkohë ditën e premte, Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së për shkak siç tha ai të presioneve të vazhdueshme të pushtetit. Gjithashtu Spahiu theksoi se do t`i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese në lidhje me antikushtetueshmërinë e ngritjes së komisionit parlametar për të hetuar veprimtarinë e tij si nënkryetar i KLD-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›