E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Haxhinasto: Së shpejti, projekte konkrete që do të investohen nga Qeveria e Katarit

13-02-2012 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti në një takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri SH.T.Z.  Youssef bin Hassan bin Youssef Al Saai, me rastin e marrjes së detyrës në vendin tonë. Ministri Haxhinasto e garantoi Ambasadorin Al Saai për mbështetjen e palës shqiptare në realizimin me sukses të misionit të tij. Në vijim, ai u shpreh se në substancën e marrëdhënieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, së shpejti do të njihen zhvillime të reja në fushën e investimeve, duke u përqendruar në zhvillimin e projekteve të përbashkëta shqiptaro-katareze në fushat kryesore të identifikuara për bashkëpunim si: energjetika, turizmi, infrastruktura dhe agrobiznesi.
Ai u shpreh se pas pak ditësh Qeveria Shqiptare do të paraqesë projektet konkrete që do të investohen nga Qeveria e Katarit.
Ministri Haxhinasto gjithashtu vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Shtetit të Katarit për zgjidhjen e krizës në Siri sipas planeve të propozuara nga Liga Arabe.
Ambasadori Al Saai e falënderoi Ministrin Haxhinasto për mbështetjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë së Katarit për një agjendë ekonomike intensive me Shqipërinë, veçanërisht në fushën e investimeve.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›