E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi U vertetuan akuza ndaj Edvin Rames

15/09/2010Deshmia e Tartarit reagon PD-ja

Nje dite pas deshmise se biznesmenit Arian Tartari ne prokurori ka reaguar menjehere Partia Demokratike e cila deshmine e tij e cilesoi nje rikonfirmim te akuzave te saj ndaj kryebashkiakut Edi Rama. Ne prokurorine e Tiranes u rikonfirmua per here te dyte se Edvin Kristaq Rama ose Mr. 20-perqindeshi nepermjet Lepurit partner eshte bere aksioner me 20 apo me 100 milione euro ne kompanine Vizion Contruction. Presidenti i Vizion Contruction pohoi para prokuroreve te shtetit se partneri i Edvin Rames Dritan Lepuri duke kerkuar 20 ne emer te partnerit te tij ka marre persiper planin e ndertimit te territorit dhe lejet e ndertimit ne kete territor - tha deputeti i PD-se Eduard Halimi. Sipas tij ne shkembim te planit te ndertimit dhe lejes se ndertimit Edvin Rama kreu i bllokmeneve te rinj ka kerkuar 20 te shumes se ketij ndertimi apo 100 milione euro. Per te rritur me 100 milione fitimin e kontrates se tij Edvin Rama ka lartesuar nga 9 ne 35 kate pallatet e kompanise Vizion Contruction. Keto dokumente jane vetem maja e ajsbergut te gjobave te vena nga Edvin Rama ne Tirane dhe ato jane vetem 1/3 e gjobes ne territorin ne digen e Liqenit - perfundoi Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›