E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria kalon provën, asnjë azilkërkues i ri në vendet e BE

30-05-2011 / Gazeta 55

Fushata antishqiptare e qarqeve që synonin bllokimin e lëvizjes së lirë ka marrë përgjigjen e merituar nga vetë shqiptarë. 6 muaj pas këtij vendimi, s’ka asnjë rritje të numrit të azilkërkuesve në 27 vendet e BE-së


Shqipëria merr notë kaluese nga Brukseli, përsa i takon zbatimit me përpikmëri të rekomandimeve të Komisionit Evropian, për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Kur kanë kaluar 6 muaj nga vendimi historik i Parlamentit Evropian, raportet paraprake të Brukselit flasin se qytetarët shqiptarë i janë përmbajtur kushteve të “Schengen”-it dhe se një nga teknikat më shqetësuese të BE-së, azilkërkuesit, nuk mbajnë “firmën” e qytetarëve shqiptarë. Raporti paraprak i Komisionit Europian i cili do të dal në muajin qershor për heqjen e vizave, specifikon se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk ka ndryshuar në krahasim me muajin dhjetor 2010, kur shqiptarët filluan të lëvizin pa viza në zonën “Schengen”. Sekretari i Shtetit për emigracionin në Belgjikë, Melchior Ëathelet thotë për mediat shqiptare në Bruksel se Shqipëria nuk ka raste për shtimin e numrit të azilkërkuesve. “Është e vërtetë se ne kemi probleme me disa vende të Ballkanit, qytetarëve të të cilave u janë hequr vizat. Po shohim që liberalizimi i vizave po përdoret për të ardhur e kërkuar azil në Belgjikë, që është një gjë e papranueshme. Për sa i përket Shqipërisë, ne konstatojmë se në Belgjikë nuk ka shtim të numrit të azilkërkuesve krahasuar me periudhën kur vizat ekzistonin dhe kjo për ne është një gjë pozitive”, shprehet WËathelet. Ndërkohë që Brukseli pritet të ndryshojë rregulloren e “Schengen”-it për të ndëshkuar në rast nevoje vendet e Ballkanit, qytetarët e të cilëve po keqpërdorin heqjen e vizave për të kërkuar azil në Europë, Shqipëria pritet të vlerësohet në raportin e KE-së si rast shembullor. Bashkimi Evropian paralajmëroi pak ditë më parë se do ndërmarrë masa drastike për të penguar keqpërdorimin e liberalizimit të vizave. Apeli iu drejtua vendeve ish Jugosllave si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Këshilli i Ministrave i BE-së në qershor të konfirmojë mekanizëm për pezullim të përkohshëm të liberalizimit të vizave, për këto vende. Ky pezullim pritet të jetë aktiv në varësi të ndërgjegjësimit të qeverive të Beogradit, Podgoricës dhe Shkupit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›