E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama hyn në javën e lamtumirës

30-05-2011 / Gazeta 55

S’ka më dilema për fatin politik të Edi Ramës. Si një parapolitikan klasik, brenda javës ai do regjistrojë largimin nga bashkia e Tiranës, por edhe nisjen e betejës për mbajtjen e kontrollit tek PS-ja, e cila tashmë kërkon përgjegjësit për rrënimin politik që po sjell edhe komprometimin e zgjedhjeve të 2013-s


Javë e vështirë parashikohet të jetë kjo për Edi Ramën. Nga sot, Edi Rama do të fillojë të hartojë listën e lamtumirave që duhet të japë. Ndërsa të premten, në 3 qershor, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Edi Rama “do të bëjë realitet” lamtumirën e parë, atë ndaj bashkisë së Tiranës. Deri të premten, Edi Rama duhet ti ketë mbyllur “hesapet” e listës së lamtumirave. Kjo listë, pritet të jetë jo e vogël, gjë që do ti hapë punë Edi Ramës, duke ia bërë edhe më të vështirë këtë javë. Ndërsa e premtja është thjesht dhe vetëm çështje kohe, deri në konfirmimin e “larjes së duarve” me bashkinë e Tiranës, Edi Rama që sot do të duhet të mendojë seriozisht për lamtumira sa më dinjitoze, të cilët janë të shumta… Në këtë listë lamtumirash të shumta, përjashto lamtumirat në bashki, vend të rëndësishëm zënë lamtumirat në parti. Në pamundësi, për të përballuar furtunën e “zërave kundër”, që do ti kërkojnë llogari për humbjen e radhës, Edi Rama, realisht nuk ka asnjë mundësi tjetër për të shmangur këto lamtumira në parti. Për pasojë, ndërsa ai mund të ketë në mendje, lamtumirën ndaj këtyre “zërave kundër”, nuk ka llogaritur se sa shumë janë në numër këta “zëra kundër”. Ndaj në tentativë për tju dhënë lamtumirë gjithë “zërave kundër”, do ti duhet ti japë lamtumirën edhe gjithë PS-së. Edi Rama mund ta ketë llogaritur këtë pjesë dhe ndoshta mund të ngushëllohet, se s’ka çfarë duhen “zërat kundër” në parti, vetëm të kapet dhe të shtrëngojë fort, logon e partisë. Ndërsa sa për zëvendësimin e “zërave kundër”, ka gati Erion Veliajt. Por, sërish, kjo pjesë e shkërmoqur e partisë, me gjithë logon e PS-së që mund të mbajë, vetëm PS nuk mund të jetë, ndërsa mund të jetë një “Mjaft”, apo një G 99. Lamtumirat, jo më të vështirat, aq më pak të rëndësishmet, do të jenë edhe ato që Edi Rama do të duhet të japë ndaj bashkisë së Tiranës, dhe “bashkëpunëtorëve” në këtë bashki. Në këto lamtumira, pjesa më e vështirë dhe më e pasuportueshme, në fakt, ju përket “bashkëpunëtorëve” në bashki, jo pse, bie fjala, nja ballisti do ti duhet të bëhet socialist (sikur të ishte kaq e thjeshtë…!), por sepse, sërish bie fjala, ky ballist do ta ketë të vështirë të hyjë në pjesën e pritshme të mbetur nga shkërmoqja e PS-së, sepse vendet janë zënë tashmë dhe çunat e “Mjaft”-it e të G 99-së, të cilët, duket janë treguar më largpamës, për deri sa kanë parashikuar humbjen e bashkisë nga Edi Rama dhe vardisjes për t’ju qepur pjesës së shkërmoqur të partisë. Gjithsesi, deri të premten, Edi Rama do të ketë gjithë kohën e duhur dispozicion, për të verifikuar e rifreskuar listën e lamtumirave që duhet të japë…, por edhe listën e lamtumirave që duhet ti japin… “Hidh e prit”, është kjo punë. Sepse, humbësin askush nuk e do… Dhe nuk kanë pse ta duan. Ndaj edhe, ky motiv është më se i mjaftueshëm, që në tentativë të Edi Ramës, për të larguar “zërat kundër” në PS, të jenë këta zëra kundër, që ti japin lamtumirën Edi Ramës, nga partia. Kjo është më se e mundshme, kur Edi Rama tashmë ka marrë lamtumirën nga bashkia (paçka se ai pret të premten për tia dhënë lamtumirën bashkisë) dhe në pritje edhe të lamtumirave të tjera, të pritshme për të marrë nga kasta e biznesmenëve ndërtues, nuk ka më burimet financiare, të cilat deri tani i kanë mundësuar mbajtjen e partisë. “Hidh e prit”, është kjo punë. Sepse, humbësin askush nuk e do… Dhe nuk kanë pse ta duan.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›