Shkodër, dy operacione me 4 në pranga për 58 kg drogë

Fillimisht, nga operacioni i koduar “Vraka”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Paulin Lulaj, 18-vjeç, lindur në fshatin Vuksanaj komuna Shalë rrethi Shkodër dhe banues në fshatin Gril komuna Gruemire rrethi Shkodër dhe i shtetasit Bardhok Kodra 38-vjeç lindur në fshatin Plan komuna Pult dhe banues në fshatin Gril komuna Gruemirë.
Arrestimi i këtyre shtatave u bë pas një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur Tregu fruta-perime në lagjen Dobrac, ku iu gjeten 5 thasë me lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike Kanabis Sativa me peshë 34 kg të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashke me 2 aparate celularë.
Gjithashtu, nga një operacion i dytë i koduar “Buna”, përfunduan në pranga edhe dy shtetas të tjerë. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Si rezultat u be arrestimin ne flagrance i shtetasit Fran Nou 27-vjeç lindur në fshatin Plan komuna Pult dhe banues në fshatin Oblikë komuna Ana e Malit rrethi Shkodër dhe Petrit Berdheti 28-vjeç lindur në fshatin Pog komuna Pult dhe banues në fshatin Grudë e Re.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur kryqëzimi i Urës së Bunës në lagjen “Iliria” ku iu gjeten 2 thasë me lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 24 kg të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 aparate celularë. U kryen veprimet e para hetimore e procedurale si dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve. /S.Ll/Start/
2012-04-02 08:33