Shqipëria magjike në një tjetër natë… tragjike. Notat e lojtareve

Nga Altin Shordi
Oto Baric, zhytet thellë në karrigen e tij në tribunën e "Qemal Stafës". Skela, lëviz në fushë gati i painteresuar tashmë për lojën, duke mbuluar herëpashere fytyrën me duar. Mes tifozëve mund të dëgjohet edhe ndonjë "Shqipëri- Shqipëri" e vetmuar. Minutat e fundit të ndeshjes, janë gati surreale. 11 metërshi I humbur I ka bërë të gjithë të heshtin më keq se pas një humbjeje. Gjithcka që kishte ndodhur më parë në fushë, e thënë shkoqur: Shqipëria më e bukur e parë prej shumë vitesh, është shumëzuar me zero. Po ashtu ndeshja e madhe e Skelës, dyshja fantastike e mbrojtjes Dede-Curri, debutimi shpresëdhënës I Salihit, goli dhe sakrificat e Duros. Është harruar se kemi barazuar ndaj një kundërshtari që quhet Bullgari, një skuadër me futbollistë të jashtëzakonshëm të kalibrit Berbatov e Martin Petrov. Dhe mungesa e kualifikimit e tyre në këto eliminatore është një vepër ekskluzive e jona (dy barazime). Shqipëria shkruajti mbrëmë një tjetër kapitull të arritjes së shkëlqyer në këto eleminatoreve. Euro 2008 e kuqezinjve ndoshta nuk do të mbahet mend për pikët (rekordi I të gjitha kohërave prej 14 pikësh, është tashmë lehtësisht I arritshëm) sesa për faktin se këto 10 ndeshje I kanë falur shqiptarëve kaq shumë emocione dhe krenari. Sidomos krenari. Sigurisht, një fitore e mbrëmshme përmes 11-metërshit të Skelës, do të ishte qershia mbi tortë e këtyre eliminatoreve, shpërblimi I merituar I gjenisë së Baricit, I grupit cilësor që po krijohet. Por edhe pa të, Shqipëria mund të krenohet lehtësisht për skuadrën e saj, që duke u rinovuar ka thyer të gjitha ligjet e biologjisë: është bërë më e mirë. Nëse më parë do të ishim të kënaqur qoftë edhe me një "gjysëm barazimi" kundër skuadrave të kalibrit të Bullgarisë, mbrëmë arritëm një "barazim e gjysëm". Që është edhe kështu një tjetër hap I madh përpara… "Otto, rri me ne" Parulla e tifozëve kuqezi, të vetmit e organizuar në stadiumin "Qemal Stafa", I thotë të gjitha. Kundër Bullgarisë, erdhi konfirmimi I rradhës se skuadra e Shqipërisë, nuk mund të ketë asnjë trajner më të mirë për pankinën e saj. Gazetarët kanë pasur një mundësi të mirë, për t'a kuptuar këtë ndërsa Oto Bari], e drejtoi Shqipërinë nga tribuna e "Qemal Stafës" shumë pranë tyre. Udhëzime të njëpasnjëshme, zhvendosje taktike, nerva dhe qetësi njëherësh. 75-vje]ar I Shqipërisë, që u nxorr jashtë fushe me karton të kuq për faktin se u zu me gjyqtarin e katërt për një out të zakonshëm, ka krijuar një ekip të shkëlqyer. Të aftë që edhe me shumë mungesa, pa yllin e ekipit, Lorik Canën, të zhvillojë ndeshjen e vet më të mirë kundër Bullgarisë. Pjesa e parë e Shqipërisë është një kryevepër. Bari] është I pafat që skuadra e tij del pa fituar në këtë mbrëmje. Vetë nuk mund ta gjuante atë 11 metërsh… Nota 8 Beqaj Bullgaria i'a rrit reflekset këtij portieri të shkëlqyer. Që pas miqësores së pafat për të në 2003, kur pësoi dy gola nga Dimitar Berbatov, numri 1 I Shqipërisë, është kthyer në "macen e zezë" të bullgarëve. Në ndeshjen e parë ishte heroi I skuadrës, mbrëmë nuk kishte nevojë të bënte po aq mrekullira. Sidoqoftë, kosovari është shpëtimtar dhe pozicional në të paktën tri raste. Në pjesën e parë, tregon reflekse fantastike pas një gjuajtje nga afër të Martin Petrov. Nota: 7 Vangjeli Që nuk është mbrëmja e tij, mund të kuptohet lehtë: nuk fiton po aq lehtësisht faulla si në takimet e tjera si titullar. Në pjesën e parë ka Dallkun të avancuar në krah dhe krahu I tij, mbulohet disi pamvarësisht se në minutat e para shpejtësia dhe vertikalizimet për Martin Petrovin e vënë disi në vështirësi. Në pjesën e dytë, kur luan përkrah Duros, detyrat janë më të vështira. Ka një pjesë të mirë të fajit në golin e shënuar nga Berbatov. Nota: 5.5 Dede Paraqitjet e tij me kombëtaren vazhdojnë të rrisin pikpyetjet e mëdha që kanë të bëjnë me këtë lojtar. Qëkur Oto Bari], është bërë trajneri I Shqipërisë, Dede është njëri prej lojtarëve konstantë të mbrojtjes së kombëtares. Paraqitja fantastike e mbrëmshme, nuk mund të habisë më askënd. Pozicional dhe disa ndërhyrje të vendosura, nxjerrin jashtë loje talentin e madh të futbollistëve si Berbatov, Petrov apo Ivanov. Thjesht I jashtëzakonshëm. Nota:7.5 Curri Me Deden ka krijuar një dyshe që qendra e mbrojtjes së Shqipërisë nuk e ka parë prej kohësh. Dhe me fitimin e Vangjelit në krahun e majtë, kosovari është I destinuar të qëndrojë në këtë pozicion. Për një pjesë të madhe të ndeshjes, ka të bëjë me lojtarin më të mirë të Bullgarisë Berbatov gjë që thjesht konfirmon faktin e njohur se një-për-një është I pakalueshëm. Nuk bën gabime as në situata zonale në mbrojtje. Ndihmon edhe sulmin në goditjet standarte. Nota: 7 Altin Haxhi Ka shtërnguar dhëmbët pas një dëmtimi që ka marrë në Slloveni. Ka luajtur një 45-minutësh që nuk e kishim parë prej disa kohësh nga Altin Haxhi. Përballë ka sulmuesin e Man]ester Sitit, Martin Petrov, të cilin e neutralizon. Sheh edhe përpara dhe disa të tij me Skelën e Duron, janë të arrira. Atje ku e ka të vështirë, në mbrojtje apo në sulm arrin të mbijetojë me përvojën e tij të madhe. Me daljen e tij të detyruar nga fusha, Shqipëria padyshim që humbi paksa. Nota: 6.5 Armend Dallku Nuk bën një paraqitje të jashtëzakonshme me të cilat na kishte mësuar prej disa ndeshjesh, por Armend Dallku është megjithatë solid në 90-minutëshin e tij. Mbrojtësi kuqezi, I improvizuar si mesfushor krahu I djathtë në pjesën e parë, nuk bën thuajse asnjë gabim. Kombinimet e tij me Salihin apo Skelën, por edhe një gjuajtje nga larg krijojnë rrezik në portën kundërshtare. Në pjesën e dytë luan si mbrojtës I djathtë, ku natyrisht ndjehet edhe më mirë. Nota: 6.5 Altin Lala Një kapiten I vërtetë në një ndeshje sakrifice. Duhet të bëjë pa një digë të rëndësishme si Lorik Cana dhe në qendër të mesfushës, di]ka, ndoshta edhe hija e kosovarit në mëndjen e njerëzve, duket se mungon. Por Lala zhvillon ndeshjen e tij: të përbërë nga kilometra të tëra të përshkruara, nga rekuperime të shumta, faulle taktikë etj. Në pjesën e dytë, shpejtësia e bullgarëve dhe lodhja e jonë, ndjen nevojën e një tjetër mesfushori. Që është Bulku. Nota: 6.5 Ervin Skela Një 11-metërsh mund t'I mohojë skuadrës dy pikë në renditje, por mund t'I prishë edhe një futbollisti një natë që duhej të ishte e paharrueshme. Ervin Skela kundër Bullgarisë, I ngjan shumë atij lojtari të mrekullueshëm të takimeve me Irlandën në Dublin, ndaj Zvicrës apo Portugalisë në miqësore. Topat e tij të zgjuar, driblimet dhe gjeometria e tij në fushë, një gjuajtje nga larg stampohet në traversë. Është në një ditë të madhe. Deri në momentin e 11-metërshit… Nota: 7 Klodian Duro Goli mund të mos jetë quajtur i tij, por Klodian Duro ka treguar edhe në raste të tjera, se situata të tilla standarte i'a ekzaltojnë talentin e tij. Përve] këtij goli, kësaj rradhe ka edhe shumë sakrificë dhe vrapime në ndeshjen e mesfushorit të Tiranës. Është në një nga ditët e tij më të mira dhe Oto Bari], kësaj rradhe nuk është I detyruar t'a zevëndësojë në pjesën e dytë. Vë firmën e tij, në një pjesë të mirë të aksioneve të skuadrës. Nota: 7 Erjon Bogdani Nuk është futbollisti I Holandës. Ndoshta sepse presioni I Bullgarëve, nuk mund të jetë aq I madh sa I tulipanëve. Për këtë arsye, merr më pak pjesë në lojën mbrojtëse të skuadrës dhe I jep vetes pak më shumë minuta pushimi. Sidoqoftë është një rrezik konstant për mbrojtjen e Bullgarisë, të cilët janë gati për t'a mbuluar. Mbrëmja e tij është njollosur nga një rast I shkëlqyer për të dyfishuar rezultatin. Gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit. Nota: 6.5 Hamdi Salihi Lojtarë si ai nëse nuk shënojnë zakonisht nuk duken në lojë. Por Hamdi Salihi, dje ishte në një ditë të mirë edhe pse nuk arriti të shënonte dot. Në debutimin e tij nga minuta e parë për përfaqësuesen, sulmuesi I Ried-it bën Bogdanin e zakonshëm, duke presuar mbrojtësit dhe mesfushorët e Bullgarisë në gjysmë-fushën e tyre. Rasti I tij më I mirë është një top I krosuar nga e majta, të cilin ai nuk e shfrytëzon edhe pse do të kishte qenë jashtë loje. Mbrëmë ka fituar sigurisht edhe një shans tjetër. Nota:7 ZEVENDESUESIT Devi Muka Hyn në fillimin e pjesës së dytë në vend të Haxhit të dëmtuar. Kombinimet e tij me Dallkun, Skelën apo Lalën janë të suksesshme. Merr pjesë edhe ai në sakrificën e përgjithshme të skuadrës, duke kryer disa ndërhyrje vendimtare në krahun e tij. Ervin Bulku E nis si zevëndësues pas 90 minutave kundër Sllovenisë. Futet në 15' e fundit të ndeshjes, atëherë kur ekipi është zgjatur disi në fushë dhe ka nevojë për të mbuluar vrimat e qendrës së mesfushës. Vrapon pa pushim dhe e bën mirë detyrën që I ishte dhënë nga trajneri