E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela “thyen” shishen e shampanjës

Dash Frashëri
Ndërgjegjja do ta brejë për shumë kohë Ervin Skelën, kur humbi penalltinë në minutat e fundit, duke mos i dhuruar fitoren e dytë Shqipërisë me Bullgarinë, pas 57 vjetësh (dhe atëherë 2-1), dhe qetësuar trajnerin Oto Baric, i cili e ndoqi ndeshjen nga minuta e 24-t në tribunën VIP të "Qemal Stafës", pas ndëshkimit me karton të kuq nga gjyqtari austriak Stuhlik. Klodian Duro na bëri të ëndërrojmë fitoren, kur mesfushori i Tiranës ekzekutoi fuqishëm një goditje të lirë në minutën e 30-të. Topi i goditur nga Duro u devijua dhe nga Kishishev për të mashtruar portieri bullgar, Petkov e për të pushuar në rrjetë. Goli i dytë i Duros me Kombëtaren pas atij me Rusinë (4-1) në eliminatoret e Euro 2004. Gjithsesi është barazimi i dytë me Bullgarinë dhe i pesti gjatë 10 ndeshjeve. Jemi 11 pikë, ndërsa Bullgaria del jashtë Euro 2008. Një vend i katërt më se i sigurt, tashmë kur dhe Sllovenia humbi me Holandën 2-0 dhe Rumania, fitoi me Luksemburgun modest po 2-0. Shqipëria e nisi si favorite takime, duke qenë pranë golit qysh në minutën e tretë. Ervin Skela goditi në ecje e sipër dhe topi u përplas më shtyllën horizontale të portës bullgare. Një gjuajtje që e meritonte të ishte një gol. Minuta e 11-të ofron rastin e dytë për gol për Shqipërinë. Hamdi Salihi morri një asist të mrekullueshëm nga Skela, por sulmuesi i SV Ried, brenda zonës së vogël bën më të vështirën: godet mbi tra. Kërcënimi i parë i bullgarëve vjen në minutën e 13-të, kur Petrov lëshoi një flurudhë brenda 16 metrave, Beqaj tregon aftësinë e tij duke bllokuar gjuajtjen e bullgarit. Minuta e 17-të fton Dallkun të jetë protagonist. Mesfushori i Vorsklës morri një aksion personal nga e djathta, ecën me galop gjuan nga rreth 17 metra, por topi kalon farë pranë kuadratit të Bullgarisë. Baric i emocionuar. Minuta e 40-të, Shqipëria, pranë golit të dytë. Dallku dha një asist për Bogdanin, por sulmuesi i Livornos edhe pse gjuajti me finesë, nuk arriti ta fuste topin në rrjetë. 45+2 Vangjeli pranë golit. Mbrojtësi morri një top pas disa veprimesh të bukura të përfaqësueses sonë, gjuajti nga larg, por diagonalja e tij përfundoi pranë shtyllës pingule. Në minutën e 56-të mbrojtësi i Arisit, Vangjeli kthehet në një ëngjëll mbrojtës i portës shqiptare. Jankov hyn brenda zonës së vogël, shmang ndërhyrjen e Beqajt, gjuan me teknikë drejt portës, por Kristi e devijon në goditje këndi duke shmangur golin e barazimit. Por ndërsa të gjithë në stadium prisnim fitoren erdhi dhe ndëshkimi bullgar. Bullgarët pranë barazimit. Jankov gjuan nga afër, Beqaj kërcen, prek topin, por sfera niset drejt rrjetës, Arjani zgjatet sërish dhe largon topin thuajse në vijën fatale, teksa portieri ynë ngatërrohet edhe me një mbrojtës. Mund të ishim ndëshkuar. Fati ishte me ne. Në të 86' Martin Petrov rrënqeth "Qemal Stafën". Gjuan rreptë, fati shpëton portën tonë, topi kalon pranë shtyllës pingule dhe një minutë më pas, në të 87' barazon Bullgaria. Berbatov morri një top brenda zonës dhe pranë pesë mbrojtsva shqiptarë me mjeshtëri e dërgon topin në rrjetë. Shqipëri-Bullgari 1-1. Fati është sërish me ne, kur fitojmë penallti në të 88', por Ervin Skela, një ndër të mirët në fushë, bën atë që mijëra tifozë nuk e dëshiron kurrë. Humb penalltinë. Më pas edhe Dallku tregohet egoist. Kaloi shumë bukur diagonalisht, por nuk preferoi të pasojë as te Bogdani e as te Skela, gjuan vetë, pa problem për Petkov. Koha mbaroi. Shqipëria morri barazimin e dytë me Bullgarinë, duke u bërë "ekzekutorja" e saj. Baric me të kuqe Minuta e 24-të është dhe me e pabesueshmja. Trajneri Baric ka marrë karton të kuq nga gjyqtari austriak. U tregua shumë i rreptë me trajnerin tonë, pasi Oto vetëm sa debatoi me gjyqtarin e katërt. Baric ngjitet në tribunë, i është dhënë një celular dhe me telefon udhëzon ndihmësit e tij Kovacic dhe Shpëtim Duron. Goli i Duros Minuta e 30-të. Klodian Duro ekzekutoi një goditje të lirë nga 25 metra, topi devijohet nga një Kishishev që e con topin në rrjetë. Duro thotë se ia dedikon Baricit. Ishte Baric që thirri nga tribuna për të gjuajtur Duro dhe jo Skela. Elektrizohet "Qemal Stafa". Duro ia dedikon golin Oto Baricit duke e përshëndetur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›