Altin Haxhi nga minuta 1

Dilema e madhe e Oto Baricit para ndeshjes me Bullgarinë është zgjidhur përfundimisht: Altin Haxhi do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Blerim Rustemi do të jetë në bankinë. Shqipëria pra do të luajë me: Beqaj në portë; në mbrojtje do të jenë Vangjeli (në të djathtë), Dede e Curri (në qendër), Haxhi (në të majtë); në mesfushë do të jenë Dallku (në të djathtë), Lala e Skela në qendër, si dhe Duro (në të djahtë); sulmi do të jetë Salihi dhe Bogdani.
Bullgaria do të luajë më tre sulmuesë të deklaruar: 4-3-3, pasi trajneri Dimitar Penev kërkon fitoren me cdo kusht.
Atmosfera në "Qemal Stafa" duket qesharake (jo më shumë se 3000 shikuesë) nisur kjo dhe nga përmasat gjigande që morri stadiumi në ndeshjen kundër me Holandën ku ishin të pranishëm mbi 15 000 shikuesë.