E Diel, 1 Nëntor 2026

FT: Shqipëri-Bullgari 1-1, Baric me karton te kuq, Skela humb penallti

95' Përfundon ndeshja. Duhet të kishim fituar. Gjithsesi është barazimi i dytë me Bullgarinë dhe i pesti gjatë 10 ndeshjeve. Jemi 11 pikë, ndërsa Bullgaria del jashtë Euro 2008. Bravo Shqipëria. Urime të gjithëve nga Albania-sport.com 91' Dallku tregohet egoist, kalon shumë bukur diagonalisht, por nuk preferon të pasojë as te Bogdani e as te Skela, gjuan vetë, pa problem për Petkov.
90' Pese minuta shtese
88' Penallti për Shqipërinë. Gjuan Skela, grushton Petkov. Duhej të ishim 2-1
87' Barazon Bullgaria. Berbatov morri një top brenda zonës dhe pranë pesë mbrojtsva shqiptarë me mjeshtëri e dërgon topin në rrjetë. Shqipëri-Bullgari 1-1.
86' Martin Petrov rrënqeth "Qemal Stafën". Gjuan rreptë, fati shpëton portën tonë, topi kalon pranë shtyllës pingule.
85' Nervozohet loja. Bullgaret ndërhyjne rëndë ndaj Devi Mukës. Atmosfera është e ndezur.
80' Një mbrëmje e bukur në "Qemal Stafa". Shpresojmë të vazhdojë kështu deri në fërëshëllimën e fundit.
75' Bullgarët pranë barazimit. Jankov gjuan nga afër, Beqaj kërcen, prek topin, por sfera niset drejt rrjetës, Arjani zgjatet sërish dhe largon topin thuajse në vijën fatale, teksa portieri ynë ngatërrohet edhe me një mbrojtës. Mund të ishim ndëshkuar. Fati ishte me ne.
73' Baric hedh në fushë Bulkun duke nxjerrë Salihin. Baric kërkon mbrojtjen e rezultatit, pasi Ervini është një mesfushor shkatërrues si roli i Lorik Canës. Duartrokitet Salihi. "I lutem zotit të vazhdojë kështu ndeshja". Janë emocionet e tij të para"
69' Dallku i dëmtuar. Baric thërret nga tribuna dhe nxjerr në nxehje Ervin Bulkun.
69' Dallku i dëmtuar. Baric thërret nga tribuna dhe nxjerr në nxehje Ervin Bulkun.
69' Dallku i dëmtuar. Baric thërret nga tribuna dhe nxjerr në nxehje Ervin Bulkun.
67' Salihi gjuan nga 18 metra, Petkov grushton topin, që arrin te Bogdani, i cilu gjuan shpejt, por godet rrjetën e jashtëme.
67' Salihi gjuan nga 18 metra, Petkov grushton topin, që arrin te Bogdani, i cilu gjuan shpejt, por godet rrjetën e jashtëme.
65' Dede ndërhun bukur duke larguar rrezikun. Në formë të mirë Nevili
62' Salihi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të rëndë ndaj bullgarit Angelov.
59' Goditje kendi për Shqipërinë, por pa rrezik. Duro nuk arrin të zotërojë topin e humbet atë, bullgarët lëshojnë një top të gjatë, Beqaj doli nga porta duke e larguar atë në rivënie anësore.
56' Vangjeli kthehet në një ëngjëll mbrojtës i portës shqiptare. Jankov hyn brenda zonës së vogël, shmang ndërhyrjen e Beqajt, gjuan me teknikë drejt portës, por Kristi e devijon në goditje kendi duke shmangur golin e barazimit. Bravo Kristi!
55' Blerim Rrustemi dhe Jahmir Hyka dalin në nxehje
52' Ushëtojnë thirrjet "Shqipëri, Shqipëri!". Të merituara.
51' Popov shënon gol për më parë ishte në pozicion jashtë loje.
49' Holanda kryeson deri tani 1-0 me Sllovenine dhe Rumania 2-0 me Luksemburgun. Atje luhet minuta e 70'
48' Devi Muka fiton një goditje dënimi
46' Bullgaria e nis me dy ndërrime: Jankov hun në fushë, Kieorgiev hyn gjithashtu.
46' Altin Haxhi,me probleme largohet për Shqipërinë, hyn Devi Muka
PJESA E DYTË
45+3' Mbyllet pjesa e parë. Shpëtim Duro: "Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, por duhet të kemi kujdes në të dytën". Rikthehemi në koment pas 15 minutash.
45+2 Vangjeli pranë golit. Mbrojtësi morri një top pas disa veprimesh të bukura të përfaqësueses sonë, gjuajti nga larg, por diagonalja e tij përfundoi pranë shtyllës pingule.
45' Tri minuta shtesë 43' Disa mundësi për të rrezikuar me Skelën, Duron dhe Salihin, pas nëj rrëmuje në zoën bullgare. Një pjesë e parë e shkëlqyere Shqipërisë. Bullgarët duken amatorë
40' Pranë golit të dytë. Dallku dha një asist për Bogdanin, por sulmuesi i Livornos edhe pse gjuajti me finesë, nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.
35' Bullgarët ekzektuan një goditje të lirë nga 25 metra nga Martin Petrov, por Beqaj është në superformë
35' Bullgarët ekzektuan një goditje të lirë nga 25 metra nga Martin Petrov, por Beqaj është në superformë
30' Gooooooooooooool. Goooooolllll. Klodian Duro ekzekutoi një goditje të lirë nga 25 metra, topi devijohet nga një mbrojtës që e con topin në rrjetë. Duro thotë se ia dedikon Baricit. Ishte Baric që thirri nga tribuna për të gjuajtur Duro dhe jo Skela. Perkthyesi Zeka prane Baricit
29' Bogdani rrëmbeu një top kalon portierin kundërshtar, gjuan por topi bllokohet nga mbrojtësit bullgarë. Një rast i mirë për Shqipërinë. 28' Skela ekzekutoi një goditje të lirë po pa rrezik për Bullgarinë
26' Baric ngjitet në tribunë, i është dhënë një celular dhe me telefon udhëzon ndihmësit e tij Kovacic dhe Shpëtim Duron.
24' E pabesueshme. Trajneri Baric ka marrë karton të kuq nga gjyqtari austriak. U tregua shumë i rreptë me trajnerin tonë, pasi Oto vetëm sa debatoi me gjyqtarin e katërt. 20' Njëzët minuta: rastet 3-2 për Shqipërinë
17' Dallku merr një aksion personal nga e djathta, ecën me galop gjuan nga rreth 17 metra, por topi kalon farë pranë kuadratit të Bullgarisë. Baric i emocionuar.
16' Martin Petrov hedh një top te Kishishev, ky fut sferën në zonë, Berbatov i pa markuar godet me kokë, por Beqaj është pozicional
13' Petrov lëshon një flurudhë brenda 16 metrave, Beqaj tregon aftësinë e tij duke bllokuar gjuajtjen e bullgarit.
11' Hamdi Salihi merr një asist të jaashtëzakonshëm nga Skela, por sulmuesi i SV Ried, brenda zonës së vogël bën më të vështirën: godet mbi tra. Të gjithë në stadium dhe në bankinë prisinin golin e parë të shkodranit. Duhej te ishte gol
10' Dhjetë minutat e parë të ekulibruara dhe me më shumë ngacmime për nga ana jonë
6' Shqipëria ekzekuton goditjen e parë, por pa rrezik për kundërshtarët
5' Minuta më të mira për Shqipërinë, Skela u rishfaq në zonën bullgare, ndërkohë që Vangjeli dhe Curri kanë ndërhyrë saktë duke bllokuar veprimet e bullgarëve.
4' Bullgarët fitojnë goditjen e parë nga kendi.
3' Shqipëria pranë golit. Ervin Skela goditi në ecje e sipër dhe topi u përplas më shtyllën horizontale të portës bullgare. Një gjuajtje që e meritonte të ishte një gol.
1' Nis loja
Në stadiumin po ekzekutohen himnet kombëtare të dy vendeve, ndërkohë që portat janë hapur dhe në "Qemal Stafa" janë tashmë gati 7500 shikues. Stoli yne: Hidi, Hyka, Muka, Rrustemi, Bylykbashi, Bushi, Xhafa Shqiperia: Beqaj, Curri, Dallku, Dede, Vangeli, Duro,Haxhi (Muka 46), Lala, Skela, Salihi (Bulku 73), Bogdani. Rezerva: Hidi, Hyka, Bylykbashi, Rrustemi, Xhafa. Kartona: Vangeli, Beqaj. Gola: Kishishev 32 og. Bulgaria Petkov, Kishishev, Tomasic, Iliev, Wagner, Angelov,Stiliyan Petrov (Georgiev 46), Telkiyski (Yankov 46), Popov,Martin Petrov, Berbatov. Rezerva: Ivankov, Todorov, Milanov, Davtchev, Yovov. Karton: Iliev, Wagner. Gol: Berbatov 87. Shik: 8,000 Gjyqtar: Fritz Stuchlick (Austria).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›