Kombëtarja, humbjet e minutës së fundit

Leonard Karaj
Humbja e një ndeshje është gjithmonë e hidhur por kur kjo vjen në minutat e fundit atëherë bëhet zeher. Një të tillë kombëtarja shqiptare dhe tifozët e saj e përjetuan natën e 12 shtatorit ku pas një 90 minutëshi gati perfekt erdhi goditja finale e një sulmuesi race. Van Nistelroi pluhurosi gjithcka të mirë që kishin bërë kuqezinjtë deri në atë moment duke i kthyer ata dikur prapa në origjinën e tyre. E njëjta gjë ndodhi edhe në përballjen me Bullgariën ku Berbatov na ndëshkoi në minutën e 87-të atëherë kur besonin se kishim arkivuar 3 pikë. Por nuk janë të pakta ndeshjet ku ekipi ynë përfaqësues ka humbur takimet pikërisht në minutat e fundit. Madje në tri ndeshje spektakolare kombëtarja ka humbur në minutat shtesë të akorduara nga arbitri i ndeshjes. Përvec Shqipëri-Holandë (0-1) dhe Shqipëri-Bullgari 1-1 edhe në ndeshjet Irlandë-Shqipëri 2-1 dhe Qipro-Shqipëri kuqezinjtë janë dorëzuar në sekondat e fundit. Adrian Aliaj zor se do të harrojë 7 qershorin e 2003-it në Dublin teksa shënonte një autogol në portën e Strakoshës në minutën e 92 të ndeshjes. Deri në atë moment për vendasit kishte shënuar kapiteni Roi Kin ndërsa për kuqezinjtë fantazisti Ervin Skela. E hidhur ka qenë edhe humbja në miqësoren e 19 gushtit të 1998-ës me Qipron në Nikosia. Teksa Alban Bushi shënonte golin e avantazhit 2-1, kombëtarja lëshonte në lojë dhe vendasit përgjigjeshin edhe dy herë të tjera në minutën e 84 dhe në të 94-ën duke sigluar rezultatin 3-2. Por asnjë nga këto më sipër nuk kanë të krahasuar me përballjet ndaj kombëtares gjermane. Në katër takime Gjermania ka arritur ti prishë festën kuqezinjve vetëm në finish. Duke filluar që nga viti 1983 ku pas golit të Genc Tomorit, Rumenige dhe Strack kthenin gjithcka në favor të tyre. Për të vazhduar me Shqipëri-Gjermani të 1997 ku dopietës se Bledar Kolës i përgjigjej në fund Ulf Kirsten me tre gola resht. Ndërsa akoma më therëse ka qenë 4-3 e 11 tetorit 97 ku mbarë Shqipëria festoi për ca orë barazimin historik. Kjo pasi në minutën e 88 një black-out la gjithë vendin në errësirë. Vetëm ditën tjetër u bë i ditur rezultati i ndeshjes 4-3. Oliver Bierhof kishte shënuar golin a avantazhit 2 minuta pasi Shqipëria ishte përpirë nga errësira. 17 tetor 2007 Shqipëri 1 Bullgari 1 Shënues: 31' Kishishev (auto), 87' Berbatov 12 shtator 2007 Shqipëri 0 Holandë 1 Shënues: Van Nistelroi 90' 8 tetor 2005 Ukrainë 2 Shqipëri 2 Shënues: Shevcenko 45', Bogdani 74', 82', Rusol 86' 7 qershor 2003 Irlandë 2 Shqipëri 1 Shënues: Keane 6', Skela 8', Aliaj (autogol) 90' 24 mars 2001 Gjermani 2 Shqipëri 1 Shënues: Deisler 50', B.Kola 66', Klose 88' 19 gusht 1998 Qipro 3 Shqipëri 2 Shënues: Haxhi 43', Engomitis 63', Bushi 71', Akis 84', Ioanou 90' 14 tetor 1998 Norvegji 2 Shqipëri 2 Shënues: 38' Bushi, 52' Tare, 82' Rekdal, 88' Berg 28 prill 2004 Estoni 1 Shqipëri 1 Shënues: Adrian Aliaj 52', Kristen Viikmae 81' 11 tetor 1997 Gjermani 4 Shqipëri 3 Shënues: Kohler 55' (autogol), Helmer 64', Bierhof 73', Tare 80', Marshall 86', Vata 88', Bierhof 90' 2 prill 1997 Shqipëri 2 Gjermani 3 Shënues: Kola 62', 90' Kirsten 63', 80' 84' 5 qershor 1999 Shqipëri 1 Norvegji 2 Shënues: Olsen 16' (autogol), N. Iversen 3', Torre Andre Flo 82' 20 gusht 1997 Ukrainë 1 Shqipëri 0 Shënues: Serhij Rebrov (Ukrainë) 86' 20 nëntor 1983 Gjermani 2 Shqipëri 1 Shënues: Tomori 23', Rummenigge 24', Strack 80'