E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Pavaresise 28 Nentori/Gjenerali amerikan Petraeus Shqiperia aleate e SHBA-ve rol kyc ne Afganistan

02-12-2010 / Gazeta 55

Shqiperia dhe populli shqiptar i ka dhene nje kontribut te pamase Afganistanit. Me keto fjale u eshte drejtuar trupave ushtarake shqiptare Gjenerali David Howell Petraeus me rastin e 28 Nentorit festes se Pavaresise se Shqiperise kur trupat shqiptare e kishin ftuar ne nje ceremoni te organizuar enkas per kete feste kombetare. Komandant i Forces se Mbeshtetjes Nderkombetare te Sigurise njeheresh Komandant i Forces se SHBA-ve ne Afganistan gjenerali Petraeus theksoi se Nuk eshte hera e pare qe kam punuar me shqiptaret por gjithmone mbetem kaq i habitur me shpirtin e tyre luftarak. Ne vitet 2003-2004 pata privilegjin te kem ushtare shqiptare si pjese e Divizionit Ajror 101 ne veri te Irakut dhe me vone si pjese e Forces Nderkombetare-Irak. Kjo me ben besoj Komandantin e vetem te NATO-s te kete dyfish privilegjin te kete trupat shqiptare nen komanden e tij ne lufte ndash dhe me te vertete ka qene nje nder vleresoi Petraeus.
Ai i falenderoi sakaq trupat shqiptare te drejtuara nga nenkolonel Perlati ne festimet per diten e Flamurit te kombit shqiptar. Ai theksoi se Prej korrikut 2003 Shqiperia ka qene nje anetar i rendesishem i Koalicionit dhe sot ju prezantoni me krenari vendin tuaj. Mes radheve tona ka 300 trupa shqiptare profesioniste te pergatitur dhe te perkushtuar qe po japin nje impakt te fuqishem ne kete vend. Gjenerali Petraeus vleresoi trupat shqiptare te kembesorise ne Kandahar nje nga zonat me te veshtira te Afganistanit te cilet sipas tij po ushtrojne ne menyre te admirueshme detyren. Petraeus risolli ne vemendje se nga fillimi i misionit kryesor te NATO-s ne Afganistan Shqiperia ka qene nje kontribues kyc dhe nje partner i cmueshem. Ai i pergezoi trupat shqiptare per perkushtimin profesionalizmin tuaj dhe sakrificen e tyre per arritjet e partnereve afgane. Ne te gjithe jemi sigurisht ne mes te nje beteje te forte dhe rruga perpara do te vazhdoje te jete e veshtire. Por permasat e detyres sone perputhen me se miri me perkushtimin e vendeve te ISAF si Shqiperia dhe kurajos se trupave te saj qe misioni yne te jete i mundur tha gjenerali amerikan David Petraeus.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›