PDSH nis riorganizimin e degëve të partisë
Shkup -Pa zgjedhjeve të fundit vendore në Maqedoni, dhe rezultatet jo fort të kënaqshme, e kanë detyruar Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) të bëjë riorganizimin e brendshëm dhe të degëve të partisë. Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi i mbështetur nga strukturat e larta partiake ka vendosur që të angazhohet drejtpërdrejt në procesin e riorganizimit të degëve.Riorganizimi i degëve do të bëhet në Gostivar, Strugë, Dibër, Kumanovë, Shkup dhe komunat e tjera rurale, ku kjo parti nuk arriti rezultate të kënaqshme.
"Qëllimi ynë është riorganizimi i brendshëm dhe rifreksimi i radhëve tona", kanë theksuar përfaqësues të kësaj partie. PDSH në zgjedhjet lokale arriti që të fitojë në Tetovë, një nga komunat më të mëdha shqiptare në Maqedoni. Ajo radhitet partia e dytë shqiptare, pas BDI-së.