E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Qytetarët maqedonas të kenë kujdes në Greqi

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme maqedonase u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në udhëtimet dhe qëndrimet e tyre në shtetin fqinj Greqi. "Shtetasit që udhëtojnë në Greqi duhet të kenë kujdes, sidomos për sigurim të parkimit të makinave, duhet ti shmangen qendrave të mëdha dhe lokacione ku mund të organizohen protesta dhe trazira", thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sipas kësaj ministrie, arsyeja e këtij vendimi nga MPJ është bërë për shkak se muajve të fundit Greqia është përfshirë nga vala e trazirave të brendshme, protestave të dhunshme dhe incidenteve të armatosura, me ç`rast ishte rrezikuar siguria private e çdo njeriu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›