Numërimi i votave, KQZ: Procesi mund të nisë edhe sot
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 18:00 për të miratuar projekt aktin që lidhet me procedurat që do të ndjekë Komisisoni Qëndror i Zgjedhjeve për numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
Gjatë një interviste për “Ora News”, zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli tha se nëse ky projket akt miratohet dhe palët bien dakort procesi i numërimit mund të nisë në orën 20:00 ose do të lihet për këtë të shtunë në orën 10:00 të mëngjesit. Olli sqaroi edhe mënyrë se si do të procedojnë grupet e numërimit që do të ngrihen nga administrata e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Pas numërimit të fletëve të kontestuara dhe atyre të pavlefshme pritet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të përfshijë në tabelën e rezulatit përfundimtar për kryeqytetin edhe të dhënat e ndryshuara për të shpallur në këtë mënyrë edhe fituesin për bashkinë e kryeqytetit. Me 13 qershor Kolegji zgjedhor urdhëroi përmes një vendimi që Komsisioni Qëndor i Zgjedhjeve të fillojë numërimin e fletëve të kontestuara për 368 qendra votimi, përveç 117 qendrave të cilat iu nënshtruan këtij procesi.