Ruci Bojkoti do te varet nga Tirana
Sekretari i pergjithshem i PS-se Gramoz Ruci deklaroi se ne pjesen me dyer te mbyllura te zhvillimeve te Asamblese Kombetare te socialisteve se bojkoti parlamentar ishte nje mase qe do te varej nga menyra sesi do te perfundonte procesi ligjor dhe juridik ne Tirane. Burimet bejne te ditur se Ruci edhe ne rolin e tij si kryetar i grupit parlamentar te PS-se deklaroi se bojkoti ashtu si edhe masat e tjera te socialisteve lidheshin me ceshtjen e mandatit per bashkine me te madhe ne vend. Nga ana tjeter Ruci pershendeti edhe kryetaret e rinj te bashkive te PS-se te cilet kishin fituar zgjedhjet dhe u kerkoi qe te nisnin menjehere pa humbur kohe punen per sa i perket ushtrimit te ketij mandati nga ana e KQZ-se. Sipas Rucit askush nuk duhej te humbiste me kohe ne kete proces te rendesishem.