E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja nis sot numërimin e kutive të minibashkisë numër 4

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vijojë sot me numërimin e fletëve të hedhura gabim për minibashkinë 4, që përkon me KZAZ-në 48 në kryeqytet.
 

Pas numërimit të njësive bashkiake 1,2 dhe 3 tashmë mbeten për t`u numëruar edhe 1319 kuti, nga 1793 gjithsej që u përkasin 8 njësive të tjera ende të panumëruara në kryeqytet.
 

Ndërkohë pas numërimit të kutive të 3 njësive bashkiake kandidati I djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha është në avantazh me 76 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.
 

Pas përfundimit të numërimit të kutive të njësisë 3 mbrëmjen e djeshme, kandidati demokrat Basha mori 20 vota ndërsa kandidati i majtë Rama mori 36 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›