Shqipëria me plus, Hungaria me minus në FIFA

Shqipëria me “kërcim” 19-hapësh. Barazimi spektakolar me Suedinë (0-0) e fitorja e bujshme me Maltën (3-0) gjatë muajit shtator i “dhuruan” Kombëtares sonë një bonus prej 64 pikësh dhe vendin e 83-të në ranglistën botërore të FIFA-s dhe 2 vende në atë specifike të UEFA-s, pas renditjes së re botërore të publikuar, më 8 tetor 2008.
Kështu, nga vendi i 102-të, që ishim në muajin shtator 2008, tashmë jemi në vendin e 83-të me 416 pikë, por ende larg “rekordit” të këtij viti, kur në shkurt 2008 ndodheshim në vendin e 73-të.
Gjithsesi, renditja më e mirë historike është ajo e gushtit të vitit 2006, me vendin e 62 në botë, por dhe atëherë për shkak të sistemit të ri të llogaritjeve të përdorura nga FIFA.
Hungaria kundërshtari ynë i ditës së shtunë e ka “pësuar shumë keq” nga FIFA. Pas barazimit me Danimarkën (0-0) e humbjes me Suedinë (2-1), përfaqësuesja e Ervin Koemanit ka zbritur plot 12 vende, duke zbritur nga vendi i 50-të në muajin shtator në atë të 62 në muajin tetor.
Edhe Portugalia, kundërshtari tjetër i Shqipërisë për ndeshjet e muajit tetor, ka zbritur një vend. Tashmë ndodhet në vendin e 10-të në FIFA dhe të 8-të në UEFA.
Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, situata është kjo: Suedia (28 në FIFA; 18 në UEFA, + 3 vende);
Danimarka (31 në FIFA; 20 në UEFA, + 5 vende); Malta (146 në FIFA; 50 në UEFA, - 3 vende).
Renditja botërore kryesohet nga Spanja (1643 pikë), Italia (1365 pikë) e Gjermania (1336 pikë).
E Merkure, 08 Tetor 2008