Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane
BRUKSEL - Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko Joniane, presidencë të cilën gjatë këtij viti e ka mbajtur Sllovenia. Në takimin e mbajtur një ditë më parë në Bruksel, të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Nismës Adriatiko Joniane (NAJ),delegacioni shqiptar u kryesua nga zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se “në takim u analizua aktiviteti 1-vjeçar i NAJ-it, integrimi i vendeve anëtare të nismës Adriatiko Joniane në Bashkimin Europian, si dhe drejtimet kryesore të bashkëpunimit në të ardhmen”.
Vëmendje e posaçme gjatë takimit iu kushtua strategjisë së BE-së për Makro Rajonin Adriatiko Jonian, që pritet të miratohet nga BE-ja gjatë vitit 2014, dhe për të cilën Shqipëria do të punojë gjatë Presidencës së saj 1-vjeçare.
Nga të pranishmit në takim u konfirmua angazhimi i plotë për hartimin e kësaj strategjie, duke pasur parasysh faktin se katër vende anëtare të kësaj nisme: Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia (nga 1 korrik 2013) janë anëtare të BE-së dhe kjo do të rrisë perspektivën e kësaj nisme rajonale dhe mundësinë për projekte dhe fonde të drejtpërdrejta zhvillimore për vendet anëtare.
Zv.ministrja e Jashtme, Harxhi, paraqiti prioritetet e Shqipërisë gjatë Presidencës së saj 1-vjeçare duke radhitur si prioritete bazë: bashkëpunimin rajonal, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe energjinë. Për këtë qëllim me ndërmjetësimin e delegacionit të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë takimi i Ministrave të Jashtëm të Nismës Adriatiko-Joniane në Bruksel miratoi edhe një deklaratë mbështetëse për projektin ‘Trans Adriatik Pipeline’ - TAP dhe bashkëpunimin e këtij projekti me “Adriatic Ionian Pipeline”- AIP dhe përshëndeti memorandumin e mirëkuptimit midis TAP dhe Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës e Malit të Zi të firmosur më 23 maj 2013 në Tiranë.
Harxhi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së Kosovës dhe Maqedonisë në nismën Adriatiko Joniane, pa prezencën e të cilëve, siç u shpreh ajo, harta e nismës mbetet e paplotë dhe kërkoi që parimi i gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit rajonal të drejtojë këtë nismë në të ardhmen.
Në përfundim të takimit u bë edhe ceremonia e transferimit të presidencës 1-vjeëare (qershor 2013-maj 2014) të NAJ-it, nga Sllovenia tek Shqipëria.
Zv.ministrja e Punëve të Jashtme zhvilloi takime të veçanta dypalëshe ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovenisë si dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Italisë.
(er.nu/ata/BalkanWeb)