Korfuz, arrestohet shqiptari. Trafikonte drogë në ishull
Një shqiptar 31 vjeç është arrestuar në Korfuz, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Hetimi i policisë së Korfuzit kishte identifikuar lëvizjet e 31 vjeçarit, i cili shpërndante sistematikisht heroinë, kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Korfuzit, ndoshta prej më shumë se 2 vjetësh.
Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e shqiptarit u gjetën dhe u konfiskuan 175 gr kokainë, 225 gr heroinë dhe 126 gr kanabis, një fishek pushke, një peshore elektronike dhe 2290 €.
31 vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Korfuzit.
(a.jole/Balkanweb)