Nga Tirana ne Durres, per te vjedhur
DURRES - Forcat e Policise se Durresit ndaluan dy adoleshente nga Tirana, te cilet duke perfituar nga festa e 1 Majit, kane vjedhur radio-kasetofonet e pese automjeteve te parkuara ne lagje te ndryshme te qytetit. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit, bene te ditur se 17-vjecaret B. S. dhe K. H., banues ne kryeqytet ne bashkepunim me njeri-tjetrin, vetem gjate dites se premte kane vjedhur pese radio-kasetofone, duke thyer me pare xhamat e automjeteve. Sipas te njejtave burime, adoleshentet nga Tirana, te cilet leviznin me autoveturen tip "Reno 5" me targe TR 54 04 G qe nga ora 02:00 deri ne oren 5:30 te mengjesit te 1 Majit, kane vjedhur 5 radio-kasetofone ne autoveturat e parkuara ne lagjet 6, 4 dhe 13, ndersa kane vjedhur edhe pasqyrat e dy automjeteve te tjera, ne lagjen 12 te qytetit bregdetar. Sipas te njejtave burime, ndjekja e dy te rinjve ne kuader te operacionit "Navigatori" ka nisur paraditen e djeshme, pas kallezimeve te qytetareve te demtuar. Burimet nenvizuan se dy te rinjte jane ndaluar mesnaten e kaluar ne banesat e tyre ne Tirane, ne te cilat iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, bashke me sendet e vjedhura edhe autovetura me te cilen ata qarkullonin. Gjate hetimeve te para, rezultoi se kater dite me pare dy adoleshentet kishin vjedhur nje radio-kasetofon tjeter, ne nje automjet te parkuar ne lagjen 11 te qytetit te Durresit. E. Arapi
Superoperacioni nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane, Kakavije dhe Fier
Superoperacioni nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane, Kakavije dhe Fier