E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per parkingun, masakrohet me leva i riu ne zonen e ish-Bllokut

Nje i ri ka mbetur i plagosur rende, mbremjen duke gdhire dita e djeshme ne kryeqytet, nderkohe qe nje tjeter sherr ka ndodhur mes te rinjsh ne qytetin e Bilishtit. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, rreth ores 22:45, ne rrugen "4 Shkurti", prane lokal "Karlsberg", eshte goditur me mjete te forta Alban Hysenin, 30 vjec. Ngjarja ka ndodhur per shkak te parkingut. Kane qene disa persona qe jane zene me njeri-tjetrin, nderkohe qe eshte plagosur 30-vjecari. Policia nuk ka gjetur dot autoret e kesaj ngjarjeje, nderkohe qe ka derguar ne Spitalin Ushtarak te riun, qe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nderkaq ne Devoll, nga goditjet e thikave dhe sepatave kane ngelur dy te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne periferi te qytetit te Bilishtit, ku si pasoje dy studente te Universitetit "Fan Noli", mbeten te plagosur. Policia ka mundur te arrestoje nje nga te dyshuarit, kurse nje tjeter e ka shpallur ne kerkim. Policia tha se, rreth ores 18:30, Loren Mazelliu se bashku me kusheririn e tij Guri Mazelliu, tek kryqezimi i rruges qe te con ne fshatin Miras, i kishin zene prite bashkemoshatarit te tyre, Eriges Bregu, dhe shokut te tij Daniel Gega, te dy studente ne Universitetin "Fan Noli" te Korces. Kater te rinjte jane perleshur me njeri -tjetrin, por kane qene studentet qe kane mbetur te plagosur. I pari ishte Daniel Gega, i cili pesoi plage ne kurriz nga nje thike, kurse me myken e sepates, mbeti i plagosur shoku i tij Eriglesi. Policia mundi te arrestonte vetem Loren Mazelliun, kurse kusheriri i tij, Guri Mazelliu, eshte shpallur ne kerkim. Nga hetimet paraprake rezulton se dy kusherinjte Mazelliu, nje jave me pare, ne nje prej bareve te qytetit, ishin konfliktuar me Erigles Bregun. Dy kusherinjte do te perballen me akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative".

A. C/ D. Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›