Shqipëria, mes krizës dhe integrimit!
Kjo ka qenë një javë kontradiktore në zhvillimet politike shqiptare. Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar me krizën dhe paqartësinë politike, Shqipëria ka marrë sinjale positive për nënshkrimin e Marveshjes së Stabilizim Asocimit. Diskutimet për ndryshimet për rregulloren e Kuvendit, mënyrat e votimit vijuan me gjithë itensitetin e tyre. Ndërkohë, mazhoranca nuk ka patur kuorumin e nevojshëm këtë javë për të kaluar moratoriumin për skafet. Tensionet janë ngritur edhe pasi një nga drejtuesit e Gardës së Republikës paraqiti një padi penale për tre deputetë socialistë. Ndërsa telat e politikës mes dy kampeve më të mëdha politike në vend janë tensionuar, Bashkimi Europian ka dhënë sërish sinjale positive për Tiranën zyrëtare. Në mesjavë, Komisioni europian, u kërkoi ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian të miratojnë MSA me Shqipërinë, dhe ta bëjnë gati për nënshkrim këtë pranverë. Përfaqësuei i Bashkimit Europian për zgjerimin në Ballkan, Reinhard Priebe, theksoi të martën se Komisioni Europian, u ka kërkuar shefave të dioplomacisë së vendeve anëtare, që të nënshkruajnë MSA me vendin tonë. Pas kësaj pritet të vijë, edhe ratifikimi nga 25 vendet anëtare. Por pas këtij lajmi të mirë, Priebe ka tërhequr vëmendjen, se tashmë Shqipërisë i duhet reforma edhe më të thella në rrugën e integrimit në BE. Si për ironi të fatit, zyrëtarët europianë e dhanë këtë lajm në një kohë kur ministri i punëve të jashtme e Shqipërisë Besnik Mustafa ndodhej në Bruksel. Zoti Mustafaj, do të përgjigjej për një deklaratë të tij lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan, të cilën ai e cilësoi si të keq interpretuar nga mediat. Një diskutim tjetër ka qenë edhe ai i ligjit të legalizimeve. Ligji i kthyer në Kuvend për ri-shqyrtim nga presidenti Moisiu, duket se është bërë një tjetër mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës. Lideri socialist Edi Rama ka kërkuar konsensus lidhur me ligjin, ndërsa ka marrë përgjithë positive nga qeveria. Gjithsesi, palët janë shfaqur me qëndrime të ndryshme lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje.