Rusia, 85 vjet spiunazh!
Bashkimi Sojetik, me shpërbërjen e tij në vitin 1991, la pas vetes një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe inteligjence. Rusia përfitoi shumë nga kjo trashëgimi, të cilën e ndryshoi, e ribëri, e tranformoi sipas standarteve duke lënë vetëm një gjë të paprekur: shërbimin secret! Sigurisht e ndërroi emrin aq të njohur KGB, ndërsa e ndau këtë në dy shërbime, të brendshëm dhe të jashtëm. Në thelb, shërbimi secret rus mbeti i njëjtë, ndërsa nuk u prek fare dega që aktualisht quhet SVR. Ky është i vetmi sektor që nuk u ndikua aspak nga ndryshimet rrënjësore që përfshinë Rusinë e Jelcinit apo të Putinit. Emri i plotë është Sluzhba Vineshoj Razvedki, shënoi 85 vjetorin e krijimit të tij. Ai u krijua në fund të vitin 1920 me emrin VCHK, dhe ishte një komision kundër sabotatorëve të revolucionit të tetorit. Sipas të dhënave historike, kreu i parë i këtij shërbimi ishte Jakov Davidov. Aktualisht në krye të një prej shërbimeve të zbulimit më të mëdha në botë, qëndron gjenerali i trupave tokësore Sergej Lebedev. Eshtë drejtori i katërt i SVR-së që nga viti 1991. Padyshim, shërbimi i jashtëm ka njohur edhe figura të tjera ruse me famë ndërkombëtare. Ai është drejtuar edhe nga Jevgeni Primakov, i cili më pas ka qenë edhe në detyrën e ministrit të jashtëm dhe kryeministrit të Rusisë. Në fakt, shefi aktul i SVR-së, 55 vjeçari Lebedev, njihet si një nga miqtë e vjetër dhe mbshtetësit e presidentit Vladimir Putin. Sipas shtypit rus, Putin kishte nisur punën me Lebdevin ndërkohë që ky shërbente si agjent rus në Gjermaninë Lindore (RFGJ-në e asaj kohe). Ata janë pjesë e të njëjtit brez në kundër-zbulimin rus dhe përfaqësonin krahun e moderuar ``perëndimor`` brenda tij, ndërsa Primakov shihej si krahu ``lindor`` i këtij shërbimi. Në 85 vjetorin e SVR-së, Lebedev foli për gazetat ruse duke thënë se agjencia nuk punon më me zbulime si në kohën sovjetike, por thjesht bazohet në bashkëpunime me shërbimet sekrete të vendeve mike. Sipas tij SVR nuk bën gjë tjetër veçse ndjek zhvillimet politike, sidomos në ish-republikat sovjetike. Megjithatë shërimi sekret rus, ndonëse jo aq ``i famshëm`` sa ``si-vëllezrit`` e tij në Perëndim, është padyshim po aq i rëndësishëm sa ata. Ai ëhstë thuajse po aq aktiv sa CIA amerikane, MOSSAD-i izraelit, MI6-a angleze. Para pak vitesh, lideri çeçen Salimhan Jandarbijev u ra në një sulm me bombë në Katar, dhe padyshim që pas këtij atentati qëndronte SVR-ja. Dy agjentë të saj, u arrestuan në dhe u mbajtën të burgosur derisa Moska ushtroi një presion të madh mbi këtë shtet arab. Pas dy javësh gjithçka u mbyll... Pak pra se të arrestohej ish diktatori irakian Sadam Husein, mediat aluduan se SVR ishte përpjekur ta transferonte liderin e rrëzuar për në Siri. Por deklaratat mbetën vetëm të tilla. Aktualisht, në qarqe të ndryshme flitet se në bankën e të akuzuarve nuk është ulur Sadam Huseini i vërtetë por thjesht një nga sozitë e tij...është thjesht një teori konspiracioni apo jo, ende nuk dihet... Aktualisht SVR, është aktive në shumë vende të botës, dhe padyshim edhe në rajonin e Ballkanit. Ajo ruan interesat e Rusisë jashtë vendit duke mbledhur të dhëna, apo luftuar ata që janë kundra politikave të saj. Rastet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, janë dy rastet më të fundit...që përfunduan jo ashtu siç do t`i dëshironte Moska. Në deklaratat e tij në media, Lebedev e përmblidhte punën e këtij shërbimi sekret në tre fjalë...``atdheu, guximi dhe nderi``. Pikërisht ky është edhe motivi i aktivitetit të një prej institucioneve, që nuk ndryshoi aspak ndonëse ndërroi emri i shtetit, qeveritë, presidentët...