Si mund të ndreqet rrënoja e shëndetësisë shqiptare
Në fakt ka shumë parametra që shprehin në mënyrë direkte apo indirekte nivelin e mirëqëniës se një vendi apo shoqërie, por njeri prej tyre eshte gjithmone i pagabueshem dhe shume sinjifikativ. Behet fjale pikerisht per nivelin e sigurimit te sherbimit shendetesor adekuat per te gjithe shtresat. E megjithate ekziston nje vend ne bote ku niveli i sherbimeve shendetesore eshte shume me poshte sesa statusi i mireqenies se popullit; fatkeqesisht ky vend eshte atdheu im, Shqiperia.
Defektet e mjekesise sone lakohen cdo dite ne biseda kafenesh, ne emisione lajmesh,ne thashetheme grash dhe cdo njeri qe ka pasur qofte edhe nje here te beje me spitalin ose mjekun e di pakashume se ne ç`ujra endet sot mjekesia jone. Por gjendja per fat te keq asnjehere nuk eshte trajtuar nga mendje adapte, qe mund te prodhonin zgjidhje apo sakrifikonin dicka per te ndryshuar nje grimce. Faktikisht ka shume gjera kardinale,qe pavaresisht qe duhen ndryshuar te parat,njihen fare pak nga opinioni yne.Ndoshta eshte kjo pjese e ceshtjes qe formon dhe thembren e Akilit nga mund ta mposhtim rrethin vicioz te krijuar.
Ne rradhe te pare duhet bere e qarte nje gje; fjalia `` kemi mjeke te zote po nuk kane mjetet e nevojshme`` eshte mashtrimi me i madh i shekullit. Niveli profesionalo-akademik i mjekeve tane eshte milje e milje larg minimales se pranueshme per vitet 2000. Me rrjedhin lote ne zemer kur lexoj lajme ne media rreth mjekesh ordinere nga vende te ndryshme te botes qe vijne dhe bejne ``nderhyrje apo terapi te avancuara` ne Shqiperi. Si nje ish-student mjekesie ne Turqi kam qene deshmitar i gjalle i furise shqiptare ne spitalet turke per diagnostikime,trajtime, operacione, radio&kemotarapi, fertilizime in vitro, by-passe,e deri tek appendektomi dhe gjera te tjera te rendomta. E kam ndier veten te fyer sa here qe paciente te ketij lloji kerkonin asistence mjekesore ne spitalet e nje vendi fqinj.Po mjekesia jone ku ishte valle?
Ne Shqiperi banojne vetem 3.5 milione banore dhe ne kemi vetem nje fakultet mjekesie qe pergatit rreth 120 mjeke te rinj ne vit. Pra ndryshimi behet fare i lehte,keshtjella qe duhet pushtuar sa me pare eshte vetem nje. Nese do te kishim 10 profesore te formuar me bazat moderne te mjekesise,me plot pasion per te transmetuar frymen e re tek brezat pasardhes atehere çdo gje do te ishte me e lehte. Por ja qe ne fakultetin tone japin mesim profesore me grada shkencore te marra pa bere anje kerkim shkencor dhe pa marre pjese ne asnje kongres,mjeke te rritur me frymen e cirakerise,pa iu nenshtruar nje sistemi te studiuar specializimi.Aty studiohen akoma libra te viteve 60,me referenca te librave ruse te viteve 40. Duhet nje pune e madhe autodidake e studentit nese deshiron te mesoje dicka me shume vjedhurazi nga ndonje liber i huaj,qe sigurohet me mundim nga miq jashte shtetit. Puna kerkimore dhe akademike per mjeket tane eshte vetem dicka qe behet nga te tjeret jashte dhe shkruhet ne revista. Vetem ideja per nje pune te tille eshte fantazi e tepruar.
Ne çdo vend te botes shtylla kurrizore e nje spitali jane specializantet(residents apo asistentet sic quhen gjetke),te cilet jane njesia baze e cdo pavioni apo servisi.Po ja qe ne vendin tone koncepti i specializimit ka hyre vetem se fundi,shume i cunguar,shpeshhere qesharak. E si mund t`u kerkosh mjekeve te sapodiplomuar te mbajne peshen e spitalit duke u paguar 15 mije leke te vjetra ne muaj? Si mund te pergatitet nje nefrolog duke bere vetem 2 vjet ``specializim``? A kemi dijeni ne sesi funksionon ky sistem ne vendet me mjekesi te zhvilluar? I gjithe opinioni i gjere duhet te jete koshient per rendesine qe ka sistemi i edukimit te specializanteve per te ardhmen e mjekesise. Aty edukohen mjeket e se ardhmes dhe vetem duke konvertuar kete sistem mundet te pretendojme per nje mjekesi me te mire dhe sherbim shendetesor me te kualifikuar.Prandaj le te transmetojme tek opinioni eksperiencen e huaj duke bere edhe analogjine me gjerat qe mund te azhornohen apo ndryshohen ne kete kontekst ne rrenojen e mjekesise sone.
Hapi i pare patjeter do te ishte revizionimi i programeve te specializanteve,dhenia e nje rroge mesatare te mjaftueshme per jetesen e tyre pa kokecarje,dhe vendosja e hierarkise mjekesore ne cdo sistem te tille.Per te arritur aty eshte jetike dhe hapja e programeve te specializimit ne spitale te tjera pervç QSU ``Nene Tereza``. Ne nje vend plot abuzime si Shqiperia nuk do te ishte ide e keqe nje provim qendror nga Ministria e Shendetesise per ndarjen e specializimeve sipas kerkeses se te diplomuarve ne baze te kontigjenteve te caktuar. Nje provim qe do te maste ne menyre serioze dhe neutrale dijet ne shkencat themeltare dhe ato klinike do te rriste nivelin e pergatitjes se nxenesve dhe do te vinte me ne fund drejtesine qe ka munguar.Hierarkia brenda nje spitali eshte kyçi i nje sherbimi mjekesor te suksesshem,per vete faktin qe i klasifikon mjeket sipas bazes se dijes dhe u krijon mundesi specializanteve te rinj te kene dike me lart nga kush mund te marrin keshilla. Ajo rrit pergjegjesine dhe kerkesen e llogarise,duke permiresuar dukshem ate qe i reflektohet pacientit.
Permbajtja e sistemit te specializimeve dhe serioziteti i trajtimit te tyre eshte nje ceshtje me vete qe do te kerkonte nje artikull me vete. Vetem ne Shqiperi mund te behesh automatikisht endokrinolog per 2 vjet pa bere Internal Medicine. Nese doni eksperincen amerikane,po jua percjell; vetem pasi behet 3 vjet internal medicine mund te kalohet ne subspecialitetet e mjekesise internale. E njejta gje vlen edhe per kirurgjite e specialiteteve te vogla qe ne shumicen e rasteve jane 2 vjet pasi behet 5 vjet kirurgji gjenerale.Por nje specializant merr mesatarisht 3400 dollare ne muaj qe do te thote nje page qe siguron jetesen e nje familje ne nje nivel mesatar.
Nuk dua te zgjatem ne dy tema qe njihen mire dhe qe jane te lidhura si binjake te pandare me njera-tjetren,qe jane paga zyrtare e mjekeve dhe mitmarrja ne mjekesi.Po sidoqofte mendoj se duhen thene dy fjale edhe ne kete drejtim,qe prej kohesh eshte bere plaga kronike e njeriut tone. Nuk mund te pretendosh qe nje njeri te mesoje fort tere jeten per te fituar fakultetin e mjekesise,te studioje per 6 vjet ne fakultetin me te veshtire te nje universiteti,dhe te beje disa vjet specializim per t`u paguar pastaj sa nje mekanik,apo sa nje postier. Mjeket duhet te kene pagen me te larte qe i jepet nje nepunesi shteti ne vendin tone,si dhe te gezojne te tera privilegjet e tjera qe iua siguron profesioni fisnik.Bie fjala nese nje mjek paguhet 80 mije leke te reja atehere kemi te drejte te luftojme per tia prere rrugen dhe rrenjet njehere e mire perdorimit te spitalit dhe ambulances se shtetit sikur te ishte klinike private. Atehere mund te forconim edhe legjislacionin ne kete fushe per te perballur me ligjin cdo mjek qe keqperdor bluzen e bardhe per mitmarrje dhe perfitime.Atehere edhe ministrat do te na kursenin rregullore qesharake per plotesimin e detyrueshem te 40 oreve nga mjeku kur dihet qe ne SHBA mjeket punojne mesaterisht 75 ore ne jave.Ne fakt teorikisht cdo gje duket e ndryshueshme,por duhen vetem njerez parimore qe ta zbatojme.Pikerisht ky eshte dhe deficiti yne me i madh qe krijon dhe cirkuitin vicioz;mjeket parimore rriten ne institucione parimore,dhe institucionet parimore behen prej mjekeve parimore.Duhet nje dore e jashtme qe me ne fund te kepuse kete rreth vicioz dhe te sakrifikoje per ristabilizimin e parimeve te shendosha ne mjekesine tone.
Ah sikur tere studentet e mjekesise qe kane studiuar apo studiojne jashte vendit te kthehen ne Shqiperi! Ne morem parasysh sakrificen she rendem auditoreve duke veshur bluzen e bardhe ne spitale te huaj.Ne nuk shkuam per nje jete me te mire,shkuam vetem per t`u bere me te mire per Atdheun tone. Mendoj qe zeri i ndergjegjes duhet te na therrese,per te sjelle nje fryme te re ne keshtjellen e rrenuar te mjekesise shqiptare.Do kete plot ushtare te rrenojes qe do te mundohen te na pengojne ne emer te ruajtjes se interesit te tyre personal,por jam i bindur qe ata jane te destinuar te deshtojne. Jam i bindur qe edhe ne kete konjukture te kalbezuar ekzistojne plot mjeke te zote qe do te na mbeshtesin me eksperiencen e tyre dhe do te bejne punen tone me te lehte.Populli yne e meriton qe te kete nje sherbim shendetesor te pakten po aq te modernizuar dhe njerezor sa amerikani, anglezi, francezi, turku etj. Çdo ndryshim dhe permiresim fillon me pare nga vetvetja,dhe pastaj transmetohet si rradhet qe formon mbi suprinen e ujit nje gur i hedhur.Prandaj si mjeke le te ndryshojme me pare kurrikulumin tone.Gezoj bindjen e plote qe perparimi yne personal do te pasqyrohet shume mire ne mjekesine shqiptare nese tregojme guximin te kthehemi ne vendin tone.Atehere edhe njerezit do te jene me te lumtur.
*Universiteti i Yale-it SHBA, Departamenti i Kirurgjise Kardiotorasike