Të "Drejtat" e të "Fortëve"
Deklarata të çuditshme të SHBA në në raportin vjetor mbi të "drejtat e njeriut". SHBA që po përjetojnë paturpërsinë e Abu Garibit, edhe këtë vit i akuzoi të gjithë përveç vetes së saj. Mes shteteve të akuzuara sigurisht që ishte edhe Shqipëria.
Në raportin vjetor të të drejtave të njeriut që bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të SHBA, akuzat ndaj shteteve ishin të përpiluar me detaje e të vëzhguara fort mirë. Shqipëria dhe shtetet e lindjes së mesme nuk u kursyen aspak në zbatimin e të drejtave të njeriut, duke filluar nga të drejtat e fëmijëve, grave, minoriteteve, korrupsioni, dhuna në burgje etj.
Ndërsa për SHBA asnjë rresht nuk fliste për shkelje të të drejtave të njeriut në atë vend.
Dëftesa e "Torturave" të SHBA
Washingtoni me raportin e tij kritikon shtetet e tjera për mosrespektim të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ende po vuan turpin e perversitetit të ushtarëve të tyre në burgun Abu Garib në Bagdat.
Fotot dhe videot që zbuluan skandalin në burgun e kryeqytetit iraken ende nuk kanë të sosur dhe shteti Amerikan si simbol i së drejtës dhe lirisë luan të paditurin në këtë rast, duke mos e përmendur fare si shkelje të të drejtave të njeriut, thua se ata të burgosur të shkretë nuk kanë statusin e njeriut.
Ndërkohë që Washingtoni ende po përballet me akuzat e forta të burgjeve të fshehta të CIA-s në vendet Evropiane.
Gra të Dhunuara
Statistikat e mbledhura nga sondazhet për të drejtat e grave deklarojnë se SHBA matanë Atlantikut dhe Franca në kontinentin e vjetër kryesojnë listën e vendeve ku dhunohen më shumë gratë.
Sipas statistikave në Amerikë çdo 15 sek një grua rrihet!!!!! ose dhunohet, ndërsa çdo 6 min një grua përdhunohet!!!!!!
Ndërsa në Francën intelektuale e nënë të parimeve demokratike çdo 4 min një grua dhunohet fizikisht ose psikologjikisht!!!! Dhe këtu mund të shtojmë edhe protestat e emigrantëve dhe tani të studentëve që kanë paralizuar shumë shtetin dhe prishur shumë imazhin e shtetit e demokracisë.
SHBA vazhdojnë të luajnë rolin e të "fortit" në botë duke akuzuar dhe diktuar politika për shtetet e tjera e duke mbyllur syrin për padrejtësitë që ndodhin në tokën e tyre.
SHBA mesa duket përdor dy kritere në vëzhgimin e të drejtave të njeriut; për të tjerët me lupë e për vete duke bërë një sy qorr.