Shqiperia mirepret Boterorin 2011 te Mundjes
Shqiperia do te mireprese vitin e ardhshem Kampionatin Boteror te Mundjes. Lajmi tani eshte zyrtar. Federata Boterore e Mundjes ka miratuar organizimin e boterorit ne vendin tone ne tetorin e ardhshem. Evenimenti me i rendesishem i ketij sporti do te zhvillohet per here te pare ne vendin tone me 14-16 tetor 2010. Presidenti i Federates Boterore Raphajil Martineti nepermjet nje shkrese zyrtare ka vene ne dijeni per vendimin presidentin e Federates Shqiptare te Mundjes Viron Bezhani. Menjehere me pas Bezhani ka njoftuar zyrtarisht ministrin e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri. Ne kete leter ai e ka informuar ministrin se te premten me 22 tetor 2010 Federata Boterore e Mundjes ka miratuar organizimin e Kampionatit Boteror te moshave te rritura te kategorive A B C D dhe E ne Shqiperi. Gjithashtu z. minister do donim te na krijonit nje mundesi takimi per te biseduar rreth vizites se presidentit te Federates Boterore te Mundjes Raphajil Martineti ne lidhje me organizimin e ketij kampionati shkruhet ne letren e Bezhanit. Po ashtu Federata Boterore ka shpallur edhe programin e boterorit te cilin ia ka derguar edhe Federates se Mundjes. Te henen me date 10 tetor do te vijne gjyqtaret te cilet nje dite me pas do te zhvillojne edhe disa kurse. Me 12 tetor do te vijne delegacionet e shteteve pjesemarrese. Me pas me 13 14 15 dhe 16 tetor do te zhvillohen garat.