Shqipëria mori sot Presidencën e KE-së
Strasburg, Ministri Hague i dorëzoi çelësin homologut të tij, Edmond Haxhinasto
Këshilli i Europës vishet sot me ngjyrat kuq e zi. Shqipëria merr presidencën e Komitetit të Ministrave të organizatës së Këshillit të Europës, organizatë e cila ka për qëllim favorizimin e një hapësire demokratike dhe juridike të përbashkët në bazë të Konventës së tê Drejtave të Njeriut dhe teksteve të tjera . Në emër të presidencës angleze, ministri i jashtëm anglez, Ëiliam Hague i dorëzoi ministrit të jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto stafetën e presidencës së radhës së Këshillit të Europës, që mbledh në gjirin e saj plot 47 vende. “Urojmë që Shqipëria të ketë presidencë të suksesshme”, ka thënë ministri i Jashtëm Hague. Nga ana e tij ministri i Jashtëm Haxhinsto ka thënë se është i lumtur që Shqipëria merr drejtimin e komitetit të ministave.
Ai ka shpalosur para vendeve anëtare prioritetet e presidencës. “Shqipëria do promovojë vlerat kryesore të KiE”, theksoi kryediaplomati shqiptar, Haxhinasto.