E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Çikagos, Shqipëria në Afganistan sipas rregullave të NATO

23-05-2012 / Gazeta 55

Një tjetër çështje e trajtuar nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ishte dhe pjesëmarrja e tij në Samitin e Çikagos, ku sqaroi lidhur me ecurinë e zhvillimeve në këtë samit. “Në Samitin e Çikagos, i drejtuar nga Obama e Rassmusen u diskutuam disa çështja madhore si çështjet e aftësive dhe kapaciteteve të aleancës në kushtet e krizës globale dhe mbrojtja e inteligjencës. U diskutua dhe u vendos për mbrojtjen antirakete, u diskutua gjerësisht mbi Afganistanin, dorëzimi nga ana e NATO-s të çështjeve të sigurisë qeverisë afgane dhe projektet për mbështetur këtë vend, në mënyrë të vendosur, për të ndërtuar dhe konsolidojë ekonominë e lire sistemin demokratik”, u shpreh Berisha.
Njëkohësisht Berisha vuri në dukje dhe mikpritjen e shkëlqyer të presidentit Obama dhe qeverisë. Ndërkohë që në darkën e shtruar në nder të liderëve nga ana e presidentit Obama, kryeministri Berisha informoi se gjatë fjalës së tij mbajtur në këtë darkë ka shprehur “vendosmërinë e Shqipërisë për të mbështetur aleancën dhe për të qëndruar në Afganistan për aq kohë sa NATO do të qëndrojë atje”. Madje, në këtë kontekst, Berisha garantoi dhe ndihmën në fushën e arsimit për Afganistanin, duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit që të akordojë 100 bursa për afganët. 
Po kështu, sipas tij, në dokumentet e samitit ka një pasazh të tërë për rajonin, vlerësimet pozitive për zhvillimet në të, sikundër sanksionohet dialogu i Kosovës me Serbinë, perspektiva e qartë euroatlantike e rajonit, të cilat në vlerësimin e Kryeministrit janë një  inkurajim i madh për të gjitha vendet e rajonit.
Gjithashtu, gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kreu i ekzekutivit bëri me dije ka zhvilluar biseda të veçanta me Merkel, Obamën, me Hollande, i cili tregoi interes për zhvillimet në vend, me Cameron, Montin, Barroso, si dhe me liderë të rajonit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›