E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në Arkiva

“Vendi i shqiponjave” dokumentari i regjisorit fatmir Koçi me skenar të Ismail Kadaresë, shfaqet premierë në Tiranë sonte në mbrëmje, në orën 20.30 në kinema “Millenium”. Prodhimi i Albanian Art Foundation, nën drejtimin e Donika Bardhës, një prej trashëgimtarëve të familjes Bardha, shqiptarë të Amerikës, pas katër vjet realizimi dhe një premiere në Nju Jork projekton sonte Shqipërinë e shekullit XX parë nëpërmjet arkivave. I ftuar do të jetë regjisori amerikan me origjinë shqiptare Stan Dragoti i cili është përfshirë në një projekt me Koçin. Është i pranishëm dhe një emër i rëndësishëm i botës televizive, zëvendës presidenti i History Channels Mike Mohamad.

Dokumentari që do të shfaqet sonte është versioni ndërkombëtar në gjuhën angleze, i treguar nga aktori i njohur britanik Michael York.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›