OSBE: Puna e policisë për zgjedhje, e lavdërueshme
Veprimtaria e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 28 Qershorit është vlerësuar nga OSBE-ODIHR, misioni vëzhgues i zgjedhjeve në Shqipëri. Në një letër dërguar nga Trevor Harvey, ekspert i sigurisë pranë OSBE-ODIHR, për Policinë e Shtetit, theksohet se profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga policia, gjatë kësaj periudhe ishte i lavdërueshëm, asnjë nga vëzhguesit afat-shkurtër dhe afat-gjatë nuk ka bërë ndonjë raportim të dëmshëm lidhur me aktivitetin e policisë.