E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike, dyfishohet numri i aplikuesve

23 mijë qytetarë shqiptarë po përdorin sot pasaportat e reja biometrike, një dokument që përben kushtin themelor për të lëvizur pa viza në BE. Por numri i aplikuesve është 2 herë më i madh. Është dyfishuar në krahasim me muajin qershor. Në zyrat e aplikimit, këtij procesi i janë nënshtruar gati 50 mijë qytetarë, nga 25 mijë që numëroheshin më 28 qershor.
Teliti “49594 persona kanë aplikuar. 39700 pasaporta janë prodhuar. 23 324 e kanë marrë pasaportën, vetëm në 17 korrik kanë aplikuar 1438 persona.”
Për të përshpejtuar këtë proces, Drejtoria e Gjendjes Civile ka përsëritur apelin që qytetarët të aplikojnë sa më shpejt, në mënyrë që të mos arrihet deri në nxjerrjen si të pavlefshme të pasaportave të vjetra. Gjatë një dite mund të aplikojnë deri në 20 mijë persona dhe mund të prodhohen mbi 3 mijë pasaporta.
Teliti “Kush ka pasportë mund të lëvizë pa vizë, ndërsa me pasaportat e vjetra nuk mund të lëvizin pasi liberalizimi i vizave për këta shtetas do të jetë më i vështirë.”
Zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike, si dhe per kartat e identitetit, janë të hapura nga ora 8 deri në orën 16.30, nga e hëna në të premte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›