Fier, vritet një person dhe plagoset gruaja e tij
Një çift bashkëshortës janë qëlluar me armë zjarri nga fqinji i tyre në lagjen Apollonianë qytetin e Fierit.
Si pasojë, Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup. Sipas të dhënave paraprake nga polciia e Fierit mësohet se shtetasi Entjon Toro 30 vjec është autori i kësaj ngjarje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të sqaruar rrethat e vrasjes dhe plagosjes së bashkëshortes së viktimës, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e krimit. Ende nuk dihen motivet e krimit.