Shqiperia ne Eurovizion me “Më merr në ëndërr”
TIRANE- “Më merr në ëndërr” kënga e kënduar nga këngëtarja e re Kejsi Tola do të prezantojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës 2009 që do të zhvillohet në muajin maj në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Kënga me kompozim të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doci fitoi cmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar duke u vlerësuar nga juria me 126 pikë.
Vendin e dyte e zuri kenga "Nje jete" (119 pike), kenduar nga dueti Juliana Pasha & Luiz Ejlli, ndersa vendi i trete i takoi grupit Ëest Side Family me kengen "Jehone" (118 pike).
Festivali u zhvillua në Pallatin e Kongreseve për tre netë rresht, të premte, të shtunë dhe të dielë. Në këtë festival konkuruan 20 këngë. Natën e dytë këngëtarët konkurentë u shoqëruan në duet me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)