Komisioni i Ekonomisë, debate për rialokimin e fondit
TIRANE- Komisioni Ekonomisë diskutoi sot përmes debatesh të forta aktin normativ të qeverisë për rialokimin e rreth 12 miliardë lekëve fonde, të cilat do të përdoren për qëllime të ndryshme. Ministri Financave, Ridvan Bode i pranishëm në komisioni tha se nga këto, 4 miliardë lekë do të përdoren për investime, 2.7 miliardë lekë do të përdoren për import energjie në dispozicion të KESH, dhe 600 milionë lekë për OSSH për faturat e ujësjellësve dhe 2.7 miliardë lekë për shpërblimet e fundvitit.
Bode tha gjithashtu se paratë e siguruara nga privatizimi i ARMOS do të perdoren vitin e ardhshëm në mbështetje të investimeve si dhe për të mbështetur me likujditete ekonominë. Opozita është shprehur kundër aktit normativ të qeverisë. Deputeti socialist Arben Malaj tha se akti normativ përbën në vetvete ndryshim të buxhetit nga ana e qeverisë. Sipas socialistëve qeveria po bën përpjekje për të fshehur trendin në rënie të ekonomisë.Sipas tij rënia e të ardhurave është me 5% të GDP.
(s.g/BalkanWeb)