I ftohti, fluks pacientësh të vegjël në pediatri
Fluksi i pacientëve të vegjël është rritur këto ditë të cilët paraqiten këtu me probleme virale për shkak të motit të ftohtë. Vetëm dje në urgjencën pediatrike janë paraqitur 140 femijë, numër ky me i madh se ditet e zakonshme
TIRANE-Ulja e menjëhershme e temperaturave këto dy ditët e fundit ka bërë që pavioni i pediatrisë në QSUT të jetë pavioni më i mbipopulluar. Fluksi i pacientëve të vegjël është rritur këto ditë të cilët paraqiten këtu me probleme virale për shkak të motit të ftohtë. Vetëm dje në urgjencën pediatrike janë paraqitur 140 femijë, numër ky me i madh se ditet e zakonshme. Madje, në këto ditë ka pasur aq shumë urgjenca, saqë në këtë pavijon është e vështirë të gjesh një krevat të lirë. Sipas mjekëve, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kohës, të cilës të vegjlit nuk kanë mundur t'i rezistojnë. "Ndryshimi i temperaturave gjatë kësaj jave ka bërë që të shtohet edhe numri i fëmijëve të cilët nuk kanë mundur t'u bëjnë dot ballë, - shpjegojnë mjekët specialistë. - Kjo, sepse organizmi i tyre nuk është i përgatitur të përballojë ndryshime kaq të shpeshta dhe kaq të mëdha të temperaturave". Kryesisht të vegjlit që janë të moshës nga 0-6 vjeç, vijnë me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. "Shenja këto karakteristike të virozave të stinës së dimrit, -shpjegojnë më tej mjekët pediatër që presin çdo ditë të vegjlit. - Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, pasi këto lloj virozash janë karakteristike për çdo stinë të ftohtë". Por, ata nuk harrojnë t'i këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë asnjë prej shenjave që mund të shfaqin të vegjlit e tyre, pasi ato mund të bëhen shkak për sëmundje të tjera. "Shpeshherë na vijnë fëmijë që kanë tri-katër ditë me temperaturë të lartë. Prindërit duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut sapo konstatojnë se fëmija i tyre ka temperaturë, dhe jo të presin që ajo t'u zbresë vetë", - këshillojnë ata, duke këmbëngulur që për çdo rast duhet t'i drejtohen mjekut specialist dhe jo farmacistit. Por, ndërkohë, specialistët thonë se duhet të bëhet kujdes dhe me moshat e treta, pasi dhe ata janë të ndjeshëm nga virozat gripale. Mjekët rekomandojnë si parandalues efikas të virozave gjatë stinës së dimrit, vaksinat antigrip. Ndaj, fëmijët, moshat e treta, por edhe të rriturit që vuajnë nga sëmundje të tjera dhe janë më të ekspozuar ndaj gripit, duhet të bëjnë vaksinën anti-grip.
(d.b/BalkanWeb)