E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në KE, Komiteti i rregullores shkrin kredencialet

Komiteti i Rregullores shkrin kredencialet e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Anëtarja e delegacionit Mesila Doda tha për "Ora News" se sipas Këshillit të Evropës gjithçka është në rregull me Shqipërinë. Doda tha se për shkrirjen e kredencialeve u mor një vendim unanim. Sipas saj, pro votoi edhe Andreas Gross, kreu i grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili kërkoi ngrirjen e kredencialeve të vendit tonë.
Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ngriu kredencialet e delegacionit shqiptar gjatë mbledhjes së parë të sesionit parlamentar dimëror.
Në një njoftim të shkurtër të asamblesë thuhej se delegacioni i Shqipërisë nuk përputhej me vlerat evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›